Skandaloze: Qeveria tërhiqet për Trepçën, propozon ristrukturim?

1
313

Isa i mustafes

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është para dorëzimit për Trepçën. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime të sigurta. Sipas këtyre burimeve, Qeveria e Kosovës ka gjasa që nesër përfundimisht të heq dorë nga kthimi i Trepçës në ndërmarrje publike, që ishte paraparë të votohej nesër në Kuvend, ku përfundimisht me të do të menaxhonte ekzekutivi i vendit.

“Qeveria do të heq dorë nga kthimi i Trepçës, si ndërmarrje publike. Në vend të ploësim- ndryshimit të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe më pas kjo ndërmarrje, Trepça, do të hiqej prej kompetencave AKP-së, do të propozohet ristrukturimi i Trepçës”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Gjithnjë sipas këtij burimi, deri te ky vendim ka ardhur pas disa takimeve që kryeministri Isa Mustafa ka pasur para pak orësh, në mbrëmjen e sotme. Megjithatë, ky burim nuk ka saktësuar se me kënd ishte takuar Isa Mustafa para se të hiqte dorë nga ligji.

Gazeta ka provuar që të flas me zyrtarë të lartë qeveritarë, mirëpo askush nuk ka dashur që të flas për këtë çështje.

Sidoqoftë, gjatë ditës së sotme Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të mos privatizohet Trepça dhe disa ndërmarrje tjera në vend.

Madje, Beogradi zyrtar e ka kërcënuar Qeverinë e Kosovës dhe ndërkombëtarët se nëse do të kaloj ligji për Trepçën, atëherë do të jenë në rrezik bisedimet në Bruksel.
Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që 19 ndërmarrje publike në Kosovë të ndërpritet privatizimi i tyre, derisa vazhdojnë bisedimet në Bruksel.
Kështu ka thënë sot, në një konferencë për media në Beograd, ministri i Ekonomisë, Zheljko Sertiq.

“Qeveria e Serbisë ka vendosur që të ndërpritet procesi i privatizimit për 19 ndërmarrjet publike në Kosovë, derisa vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Serbija e ka për obligim që të mbrojë pasurinë e saj”, është shprehur Sertiq në konferencë, ku me theksë të veçantë kanë folur për privatizimin e Trepçës.

Prishtina duhet të heq dorë nga privatizimi i Trepçës, ka shtuar ai, duke thënë se ‘përndryshe do të ketë ndikim negative në raportet Kosovë-Serbi, dhe do të vë në lëkundje bisedimet në Bruksel’.

Në këtë takim të Qeverisë së Serbisë, ka qenë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili u tha gazetarëve se Lista Serbe, nuk e përjashton mundësinë që të dalë nga koalicioni qeveritar, nëse serbët lihen anash në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Pas këtyre deklaratave, reagoi gjatë ditës së sotme edhe ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson e cila e quajti “punë të vështirë” ndalimin e likuidimit të Trepçës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Tëitter, Jacobson ka shkruar se Qeveria me vendimin e saj për të parandaluar privatizimin e Trepçës para vetes e ka një detyrë të vështirë.

“Qeveria është duke punuar në parandalimin e likuidimit të Trepçës duke e njohur vendimin e Gjykatës, interesin e komunitetit dhe realitetit buxhetor. Punë e vështirë”, ka shkruar Jacobson në Tëitter.

Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, para disa ditësh mori vendim, që të bëhet plotësim- ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe më pas ndërmarrja Trepça, do të hiqet prej kompetencave AKP-së dhe do të kaloj nën menaxhimin e Qeverisë së Kosovës./ Gazeta Blic

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu