Skeleti 10 cm, misteri zbulohet pas 10 vitesh-FOTO

0
34

Ka rreth 10 vjet që shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se kujt i përket një skelet misterioz i zbuluar në shkretëtirën e Atacama në Kili.

Së fundmi ata pohojnë nëpërmjet një dokumentari se skeleti i përket një qenieje njerëzore. Në dokumentar, një mostër e ADN i nxorr nga kocka e skeletit dhe u analizua nga shkencëtarët e një universiteti prestigjioz amerikan.

Ata arritën në përfundimin se bëhet fjalë për një mutacion interesant të një mashkulli të lindur dhe që ka mbijetuar për 5 apo 8 vjet.

Mund të them me siguri që nuk është i një majmuni. Është skelet njeriu që ka jetuar për 5 apo 8 vjet”, tha Garry Nolan, drejtor i studimit të qelizave në Universitetin e Stanford.

‘Natyrisht ai ka marrë frymë, ka ngrënë, trupi i tij ka kryer metabolizëm. Pyetja që na lind është vetëm, sa i vogël ka qenë ai realisht kur ka lindur”, thekson studiuesi.

Mbi skeletin u ngritën dyshime se eshtrat i përkisnin një alieni të ardhur nga hapësira. Disa të tjerë besuan tek teoritë se skeleti ishte i një fetusi, disa folën për një majmun.

Pasi u gjet skeleti u rrit dhe ngazëllimi se alienët ekzistojnë dhe se ngjasonin me skeletin e vogël, as 15 centimetra.

Skeleti u zbulua nga Oscar Munoz në tetor të vitit 2003 teksa ai po kërkonte objekte historike në një qytet fantazim në La Noria, në shkretëtirën e Atacama.

Pranë një kishe, Munoz gjeti një rrobë të bardhë dhe brenda saj një gazetë, me të cilën ishte mbështjellë, një skelet jo më i madh se 15 cm, me dhëmbë të fortë, kokë të stërgjatë, trup me ngjyrë të errët dhe ndryshe nga njerëzit, kishte 9 brinjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu