Skënder Hyseni don t’i dënojë qytetarët me ​7500 euro për qëndrim të paligjshëm jashtë vendit!

0
391

Skender Hyseni

Azil kërkuesit po dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave, edhe pse kërkesat për azil në 99 për qind të rasteve refuzohen. Kurse, qëndrimi i paligjshëm do të sanksionohet me dënime administrative prej 100 deri në 7500 euro.

Kështu u tha në një konferencë të mbajtur nga Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni së bashku me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viest si dhe ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Briger.

Skendër Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se prioritetet e Ministrisë së Brendshme do të jetë lufta e ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke thënë se do të jetë luftë pakompromis kundër fenomeneve jo humane siç është tregtia me njerëz dhe migrimi i paligjshëm.

Hyseni: Kosovarë mos hyni në telashe

“Do të jemi të vendosur që ta ç’rrënjosim idenë e pjesëmarrjes së idesë në lufta e huaja dhe veprimetterroriste dhe ekstremizëm të dhunshëm, nuk do të lejojmë që Kosova të jetë as vend i origjinës e as vend strehimi e as rrugë transit për luftëtarë pjesëmarrës në akte terroriste dhe lufta të huaja”, ka thënë ai.

Hyseni ka porositur të gjithë qytetarët që të mos të mos bien pre e tregtarëve me njerëz e matrapazëve, e kriminelëve që po përfundojnë mbi fatkeqësinë e qytetarëve të ndershëm.

“Qytetarët e Kosovës po paguajnë para të majme për ta futur vetën në telashe. Unë ju bëj thirrje të mos e bëjnë këtë sepse në 99/9% të rasteve asnjërit nga ata nuk do t’i garantohet azil në vendet ku po mbërrijnë të gjithë do të kthen më të varfër se sa që kanë shkuar. Kam një mesazh edhe për kriminelët që për ata organizatorë që po përfitojnëmbi fatkeqësitë e këtyre njerëzve. Do të keni punë me rendin dhe ligjin në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Angelika Viest, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se qytetarët e Kosovës edhe pse në gjendje të rënd ekonomike nuk kanë të drejt të kërkojnë azil.

Viest: 100% kërkesat për azil refuzohen

“Kosovarët të cilët vijën tek ne kanë shumë pak shpresa për tëfituar në mënyrë të suksesshme një vendim për të drejtën eazilit në përgjithësi ka pasur 100 % të kërkesave të kosovarë për azil të refuzohen….E dimë dhe e marrin parasysh gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë, mirëpo Gjermania sikurse vendet e tjera të BE-së do të shtjellojnë dhe së bashku meQeverinë e Kosovës jemi duke mbështetur përpjekjet e Kosovës për të hapur vende të reja të punë për të pasur një mirëqenie të mirë këtu në mënyrë që kosovarët mos ta lëshojnë vendin”, tha ajo.

Ajo ka deklaruar se nga janari deri më 15 dhjetor janë 4 mijë e 500 e 60 kosovarë që e kanë lëshuar Kosovën nëpërmjet Serbisë dhe kanë depërtuar në Hungari. Kurse, në Gjermani janë parashtruar 5 mijë kërkesa për azil nga kosovarët dhe kjo është një rritje shumë e madhe dhe se të gjithë së po angazhohen që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt.

Ajo shtoi se do të shihet se sa do të funksionojë liberalizimi i vizave në vitin 2016 por përderisa kërkesat për azil janë shumë të larta do të jetë e vështirë shumë për t’u angazhuar në këtë drejtim.
Kurse, Johann Briger, ambasadori Austrisë në Kosovë, ka thënë se, numri i azil kërkueseve është gjithnjë në rritje.

Briger: Azil kërkuesit po e pengojnë liberalizimin e vizave

“Këto zhvillime aktualisht ka vetëm humbës. Personat prekur familjet të cilat marrin përsipër mundin bile hyjin në borxhee disa që janë kthyer bile kanë shitur edhe shtëpitë e tyre që të sigurojnë mjetet që të mund të dërgohen dhe të arrijnë në një vend evropian. Mirëpo pas disa jave me procedura të shkurta të cilat në Austria trajtohen brenda 10 ditëve janë kthyer brenda një muaji dhe në këtë kohë të shkurtër kanë humbur mjetet që kanë marrë borxh dhe shumë gjëra të tjera.Mirëpo edhe Kosova në përgjithësi humbet me këto zhvillime , gjë që e shohim edhe një problematikë që vëzhgohet edhe nga shtet evropiane të Bashkësisë Evropiane dhe kjo është një proces një çështje e cila e vështirëson dhe pengon procesin e liberalizimit të vizave, të vetmit që rifitojnë nga kjo situatëjanë krimi i organizuar dhe banda e trafikantëve të cilët me joshje të rrejshme shfrytëzojnë njerëzit”, tha ai.

Ai shtoi se rritja e kërkesave për azil nuk është në dobi tëliberalizimit të vizave, ku shtoi se vetëm në vitin 2014 në Austri kanë pranuar rreth 1 mijë kërkesa për azil kërkuesdhe në ditët e fundit ka pasur një ngritje të dukshme të këtyre kresave, pasiqë vetëm në fillim të dhjetorit kanë pasur diku rreth 340 kërkesa nga Kosova. KosovaPress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu