Skënderajasit, paperspektiva i çon në litar

0
282

Skënderaj është mbase komuna me më së shumti vetëvrasje në Kosovë, në periudhën e pasluftës. “Katilët e vetvetes”, siç kanë dëshirë t’i quajnë ata që nuk ndjejnë dhembje, janë kryesisht të rinjtë, të moshave nga 25 deri në 35 vjeç, por ka edhe më të vjetër.

Gjashtë vetëvrasje kanë ndodhur në komunën e Skënderajt në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ndërsa vetëm brenda 28 ditëve të fundit, tre të rinj i kanë dhënë fund jetës, duke u varur në litar, ose duke shtënë me armë ndaj vetvetes së tyre.

Ndonëse asnjëherë nga askush nuk është bërë ndonjë analizë e këtij fenomeni, i pazakonshëm te shqiptarët, e nuk është organizuar as edhe një debat, në të cilin do të debatohej për shkaqet që i shtyjnë njerëzit të çojnë dorë mbi vetveten, një gjë tashmë është e qartë: të rinjtë, sidomos, nuk shohin asnjë perspektivë dhe një të ardhme më të mirë.

Ata shohin dhe mund t’i prekun çdo ditë njerëz që janë pasuruar brenda natës dhe tani nuk ia dinë skajin pasurisë, por edhe të atillë që vuajnë për bukën e gojës. Të rinjtë që dalin nga familjet e këtyre të fundit, nuk shohin asnjë perspektivë në një të ardhme të afërt dhe, duke qenë kështu, për të mos u bërë barrë e askujt, e gjejnë më të arsyeshme t’ia marrin vetes jetën.

Gjithsesi, në këtë kontest, duhet përmendur edhe dhjetëra raste të tjera të tentimvetëvrasjeve, aktorët e të cilave, po të donte Zoti, tashmë qëmoti do të ndodheshin në varre.

Valdet Hajdari nga Tushila, një 32-vjeçar, i cili ka vrarë veten duke u varur në litar, jo më shumë se para një muaji, pohohet se kishte punuar në Azerbejxhan, por ishte kthyer në Tushilë, për të qenë më afër nënës, në shtëpinë e tyre. Siç pohojnë bashkëfshatarët, ai ishte një person i hareshëm, por në kohë të fundit ishte mbyllur në vete. Një ditë kishte vendosur të mos jetojë më, rreth 50 metra larg shtëpisë, ai ishte gjetur i varur.

Musli Koci, 25-vjeç, nga Polaci i Skënderajt, para 15 ditëve, menjëherë pas syfyrit, kishte dalë në kopsht, pas shtëpisë së tij dhe kishte zbrazur në gjoksin e tij fishekë nga arma e gjuetisë, ndërsa para tre ditëve, një 29-vjeçar në Mikushnicë, Kujtim Ferizi, kishte hipur në tavanin e shtëpisë dhe pa u hamendur kishte shkrepur një plumb nga arma automatike, duke mbetur i vdekur në vend. Këto vetëvrasje kanë ndodhur brenda 28 ditëve të fundit në komunën e Skënderajt.

Më përpara (brenda këtij viti), një 65-vjeçar nga Prekazi ka vrarë veten me revole, në vendin e tij ku punonte, ndërsa një tjetër 60-vjeçar nga Klina e Epërme, i kishte dhënë fund jetës së vet duke aktivizuar një granatë dore.

Thonë se ata që ia marrin vetes jetën, marrin këtë hap sepse në sytë e tyre iu mbyllen të gjitha rrugët. Kështu të paktën pati thënë një person, i cili kishte “fluturuar” nga terraca e katit të pestë të një ndërtese në qendër të qytetit të Skënderajt, por që mrekullisht kishte mbetur gjallë. Siç pati thënë më vonë, ai këtë e kishte bërë sepse frikësohej për mbijetesën e fëmijëve të vet.

Ndërkaq, para dy ditëve, një qytetar i Skënderajt, një personalitet i respektuar nga të gjithë, tha se ka mbi një vit që nuk po mund t’i paguajë 770 euro borxh. Ai me këtë rast shprehu “lakminë” për njerëz që ai i di, e të cilët, siç thoshte, përfitojnë shuma të mëdha të mjeteve, jo vetëm nga tenderët, por edhe në forma tjera, e që ato 770 euro i lënë për një natë në restorante e bare të natës.

Frikë nga mbijetesa e fëmijëve

Më përpara (brenda këtij viti), një 65-vjeçar nga Prekazi ka vrarë veten me revole, në vendin e tij ku punonte, ndërsa një tjetër 60-vjeçar nga Klina e Epërme, i kishte dhënë fund jetës së vet duke aktivizuar një granatë dore.

Thonë se ata që ia marrin vetes jetën, marrin këtë hap sepse në sytë e tyre iu mbyllen të gjitha rrugët. Kështu të paktën pati thënë një person, i cili kishte “fluturuar” nga terraca e katit të pestë të një ndërtese në qendër të qytetit të Skënderajt, por që mrekullisht kishte mbetur gjallë. Siç pati thënë më vonë, ai këtë e kishte bërë sepse frikësohej për mbijetesën e fëmijëve të vet.

 

Nga, Kajtaz Gecaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu