Slobodan Gavriq, kujt ia kishte mësyrë?

0
320

Shkau i eksplozivit

Plani djallëzor i Serbisë është dhe do të jetë që të ndezë me çdo kusht konflikt fetar në mes shqiptarëve myslimanë dhe katolikë. Sipas ekspertëve por edhe analistëve u ngritën shumë hipoteza lidhur me mundësinë se kush ishte cak i sulmit. Disa thanë se qëllimi ishte që të sulmohej Ambasada Amerikane në Prishtinë, disa thanë cak ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e disa mendojnë se si cak ishte Katedralja në Prishtinë në ditën e dytë të festës së Kërshëndellave.

Por, prokuroria e shteti akoma nuk ka dal me një raport te saktë se cili ishte qëllimi i serbit Slobodan Gavriqit.

Njohësi i çështje të sigurisë së Kosovës, Avni Iskami ka thënë për “Zëri” se është e rëndësishme arrestimi i tij.

“Për mua është shumë i rëndësishëm arrestimi i tij dhe neutralizimi, puna duhet të vazhdojë sepse në popull njihet thënia: “Më i keq është shtënësi se bërësi”. Prokuroria tash është në sprovë të madhe me të dyshuarin, ai duhet të kallëzojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve të arta kriminalistike: pse, si, me kë, kur, ku dhe shumë pyetjeve të tjera”, ka thënë Islami.

Islami ka thënë se  jo vetëm mekanizmat institucionalë të Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare por edhe vetë populli i Kosovës duhet të jen syçelë dhe të jen bashkëpunues dhe të japin kontributin në ruajtjen e sigurisë së Kosovës.

“Të gjithë duhet ta dimë se jo vetëm në 100 vitet e fundit, por do të kalojnë dekada e shekuj dhe në një formë apo tjetër do jemi në “Luftë të ftohtë” me shtetin serb dhe se ai në çdo moment, në çdo kohë, dhe se çdo mundësi do ta përdorë për ta destabilizuar Kosovën. Pra apel për të gjithë vëllezërit e mi shqiptarë (myslimanë, katolikë, hebrenjtë, ateistë) etj., ta ndihmojnë shtetin e Kosovës dhe vetveten që të jemi gjithmonë në shërbim të vendit dhe atdheut”, ka thënë Islami.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu