Smith: Ligji për gjykatën speciale mund të ndryshohet

0
53

Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith, ka deklaruar tribunali i Gjykatës Speciale, ka llogaridhënien para Kuvendit të Kosovës.

Ai në një intervistë në RTK, ka thënë se është pak kurioze se asnjë prej gjyqtarëve dhe prokurorët që janë të angazhuar nuk janë nga Kosova.

Sipas tij edhe të angazhuarit e tjerët nuk janë nga Kosova, qoftë nga përkthyesit, hetuesit etj. “Pyetja si mund të jetë gjykatë vendore. Pra Kuvendi i Kosovës, e ka bërë këtë. Pse e ka themeluar këtë nuk mund të iu përgjigjem kësaj pyetje”, ka thënë ai.

Smith, ka bërë me dije se qeveria nuk ka mundësi auditimi në këtë gjykatë. Sipas tij edhe arkivi nuk ka mundësi që t’i takojë Kosovës. Ai ka thënë se vendimet bazohen mbi ligjet e Kosovës.

Sa i përket mundësisë së ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se ky ligj mund të ndryshohet, nëse ka ekspert të mirë. Smith, ka thënë se përfundimisht Gjykata do të shkaktojë parahati.

Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith, ka bërë me dije se ka takuar secilin që ka qenë pjesë në lidershipin e luftës dhe pasluftës. “Sa e kuptojë unë, ata e mirëpresin Gjykatën sepse do të spastrojë ata”, ka thënë ai.

Avokati ndërkombëtar Gregor Guy Smith, ka folur edhe për mundësinë që Kosova mund të padisë Serbinë për gjenocid.

Smith, ka thënë se Gjykata Speciale ka kosto të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu