Sondazhi: PDK 31, LDK 26, VV 20 përqind

0
147

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do të merrte 31 për qind të votave të qytetarëve të Kosovës, thuhet në një sondazh të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Partia e dytë, me pesë për qind më pak vota (26 përqind), do të renditej Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje renditet si partia e tretë (20 përqind), me një diferencë prej njëmbëdhjetë për qind krahasuar me PDK’në, kurse gjashtë për qind më pak se LDK.

Partia e Ramush Haradinajt ka zënë pozitën e katërt me 14 për qind, ndërsa AKR’ja e Pacollit me vetëm 2 për qind.

Në anketën që e ka realizuar Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë (QKSS), respondentët janë përgjigjur pyetjes së hapur: “Nëse zgjedhjet e Kosovës do te mbaheshin sot, për cilën parti politike do të votonit?”.

Pak më shumë se 31 % thanë se do të votojnë për PDK, pasuar nga LDK me 26 %, Lëvizja Vetëvendosje me 20 %, AAK me 14 %, AKR me 2 % dhe PD me 1 %.Të tjera 6 % u emëruan për partitë e tjera politike ose grupe qytetare. Ata që thanë se do të votojnë për PD, Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së ishin më shumë të siguritë se patjetër”

Gazeta Express ka publikuar më 26 Mars të këtij vitit një sondazh ndërkombëtar, i cili nuk ndryshon shumë nga ky i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Sipas të cilit, PDK prin, e pasur nga LDK, Vetëvendosje, AAK dhe AKR.

Në pyetjen se për cilën parti do të votonin po të mbaheshin zgjedhjet sot, kosovarët janë përgjigjur kështu: PDK’në do ta votonin 32 për qind, LDK’në 24, Vetëvendosjen 21, AAK’në 17, AKR’në 3 dhe Partinë Liberale Serbe 3 për qind. Të gjitha partitë tjera, përfshi edhe atë të Fuad Ramiqit, marrin më pak se 1 për qind të votave.

Jo më shumë se 5 për qind të kosovarëve ende nuk kanë vendosur tamam se kujt do t’ia hedhin votën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu