Sopa dyshohet të jetë therur me thikë

0
331

Prishtinë, 30 janar – Zyrtari i Qeverisë së Kosovës i cili vdiq dje dyshohet se është vrarë.

Burime të Indeksonline të afërta me organet e hetuesisë kanë bërë të ditur se viktima para se të binte nga ballkoni i banesës së tij ishte therur me një mjet të mprehtë.

Rezultatet e autopsisë kanë treguar se Sopa kishte pas dy plagë në trup nga thika, e më pas ka rënë nga kati i tetë.

Mësohet se kur është kryer ky krim prezentë kanë qenë edhe familjarët e tij.

Në anën tjetër, zyrtarët e policisë nuk e konfirmojnë e as nuk e mohojnë këtë.

“Ne nuk dimë asgjë për këtë çështje. Duhet të pyesni prokurorinë”, ka thënë për Ideksonline, Brahim Sadriu zëdhënës i policisë.

Ndërkaq, kontaktimi me prokurorinë ishte i pamundur për shkak se nuk i hapnin telefonat.

Në Kosovë vrasjet jan bere dukuri ditore, krimi i gjitha llojeve esht ka lulzon karshi shtetit dhe instituconeve të brishta të keti shteti Banana Republikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu