Spanjë, arrestohet bosi i Albanian Airlines

0
307

SPANJË- Arrestohet në Spanjë, me akuzën pastrim parash, dhënie rryshfeti dhe korrupsion pronari i kompanisë ajrore shqiptare Albanian Airlines, Ali Evsen.

Sipas mediave turke, 49-vjecari Ali Evsen së bashku me një biznesmen egjiptian Hysejn Salem , një nga njerëzit më të afërt të ish- presidentit Egjiptian Hosni Mubarak dhe djali i tij Khaled Salem janë ndaluar në Madrid.

Babë e bir hetoheshin prej kohësh dhe mbaheshin nën vëzhgim për abuzime me cmimin e gazit që i është shitur Izraelit, duke depozituar fitimet në Spanjë. Nga hetimet ka rezultuar se Evsen kishte hyrë garant me anë të kompanisë së tij, ku bën pjesë dhe Albania Airliness për të nisur paratë në drejtim të familjes Salem në Egjipt.

Gjykata e Lartë spanjolle kërkon për lirimin e Evsen garancinë prej 18 milionë euro, ndërsa për biznesmenin Salem dhe djalin e tij 30 milione euro. Sipas mediave turke, arrestimi i biznemenit egjiptian mund të nxjerrë në dritë, korrupsionin e bërë në kohën e qeverisjes së Hosni Mubarakut, dhe miliona dollarët që ish-presidenti transportoi jashtë Egjiptit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu