Sri Lanka: Besimtarët e Allahut pergjakin Pashkët, të paktën 207 të vdekur dhe 500 të plagosur.

0
133

Policia e Shri Lankës ka njoftuar të dielën se në këtë vend ka ndodhur edhe shpërthimi i shtatë dhe i katërti në një hotel. Para disa orësh, në Shri Lankë u regjistruan gjashtë shpërthime, të cilat lanë të vdekur mbi 150 njerëz.

Sulmi më i ri u raportua të ketë ndodhur në një hotel që gjendet afër kopshtit zoologjik kombëtar. Kjo zonë është afër kryeqytetit Colombo.

“Ka ndodhur një shpërthim në Dehiwela, afër kopshtit zoologjik”, tha një zyrtar policor, duke shtuar se policia ende nuk ka hollësi shtesë për pasojat e këtij sulmi.

Një dëshmitar tha se i ka parë disa pjesë të trupave të njerëzve, përfshirë një kokë njeriu, të shpërndara në tokë afër hotelit.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik njoftuan se e kanë mbyllur atë për vizitorë pas këtij shpërthimi, shkruan “Reuters”, 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu