“Srpska” e “rikthen” Serbinë në Kosovë

0
292

Aleksander Jabllanovic

Koalicioni PDK-LDK ka pranuar kërkesën e Listës “Srpska”, që muaji maj 2015 të jetë afati i fundit për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Ky kusht ka qenë vetëm njëri nga disa kushtëzimet që deputetët serbë ia kanë vënë koalicionit PDK-LDK që të jenë pjesë e Qeverisë Mustafa.

Këtë e konfirmoi për “Zërin” Aleksandër Jabllanoviq, përfaqësuesi i Listës “Srpska”, i cili u emëruar ministër për Komunitete dhe Kthim

Jabllanoviq pasi i fitoi të gjitha, nuk e nënshkruan as betimin për qeverinë e re (VIDEO)

E pasi morën çfarë deshën, ministri i sapoemëruar për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç nuk e nënshkroi as betimin për qeverinë e re, me simbole të Kosovës.
Ai e mori dhe e mbylli pa e firmosur dokumentin e betimit, edhe pse një gjë e tillë sanksionohet me Kushtetutë, në nenin 95 të të cilës thuhet se: “Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj”, raporton Top Chanel.
Ky veprim i Jabllanoviq bie në kundërshtim edhe me Rregulloren e Kuvendit: Neni 29, ku flitet për zgjedhjen e zgjedhja e Kryeministrit dhe e Qeverisë, në pikën e 6 të këtij neni thuhetL: “Pas zgjedhjes, anëtarët e Qeverisë betohen në Kuvend. Procedura e betimit rregullohet më ligj”.
Lista Serbe dje e bojkotoi seancën e Kuvendit ku i vendosi katër kushte bazë.

Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni kronikën në vijim, për të parë se si Jabllanoviq nuk e nënshkroi fare deklaratën e betimit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=D0vIbzqzliw&list=UUyny-dfYPbE-CjAkzkZqF8A” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu