Sulmohet me bombë banka TEB në Prishtinë

0
72

Një filial i bankës TEB në Tobashqe në Prishtinë është sulmuar me dinamit, raporton Gazeta Blic.

Sipas burimeve të Gazetës Blic ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme, më saktësisht rreth orës 4:00.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Në fotografitë e siguruara shihen edhe dëmet e shkaktuara nga ky eksploziv.

Redaksia jonë ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës mirëpo, deri më tani ata kanë qenë të pa qasshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu