Sulmohet me granatahedhës shtëpia e Nazim Bllacës në Ribar

0
186

Prishtinë, 30 qershor – (E plotësuar) Mbrëmë rreth orës 23 është sulmuar me granata-hedhës shtëpia e Nazim Bllacës në Ribar, por nuk është lënduar askush. Policia e ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje. Zëdhënësi i PK-së, Brahim Sadriu, ka thënë se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet, transmeton KTV. Ai ka bërë të ditur se policia ka  gjetur një mjet, i cili dyshohet që është përdorur në këtë rast. Dëshmitari bashkëpunues ka njoftuar se sulmi është kryer nga oborri i shkollës që është përballë shtëpisë. Ai ka thënë se ky është një selam për të, para procesit Bllaca-3, që nis të mërkurën. “Këtë rast unë e përkthej kësisoj, Bllacë ndalu, dhe direkt ka të bëjë me procesin e ardhshëm Bllaca-3, i cili i paraprin procesit të ardhshëm Bllaca-4 që e afron dhe e implikon edhe kryeministrin Thaçi”, ka thënë Bllaca për KTV-në. Ai ka thënë së ky sulm nuk është vetëm ndaj tij, por edhe ndaj Brukselit, misioni i të cilit qëndron në shtëpinë e tij. Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por dihet që gjashtë persona janë dënuar për shkak të dëshmive të tij, Shpresim Uka, Sadik Abazi, Shaba Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari janë dënuar me 54 vjet burg. Bekim Syla, Shpresim Uka dhe Driton Hajdari janë në arrati. Fahredin Gashi ndërkaq është dënuar më 17 burg. Me 3 korrik nis gjykimi i Nazim Bllacës për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu