“Syrin e Popullit” ish-agjenti i SHIK-ut zbulon ‘të vërtetën’, kush e themeloi atë, kjo ishte arsyeja

0
333

Naim Miftari: “Syri i Popullit” u krijuar nga SHIK-u dhe AKI-ja

Megjithatë, një deklaratë të fuqishme për krijimin e “Syrit të Popullit” e ka bërë edhe Naim Miftari.Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari pohon se, organizata e ashtuquajtur “Syri i Popullit” është krijuar nga AKI-ja dhe SHIK-u.Kjo organizatë është produkt 99% i AKI-se dhe SHIK-ut, duke shfrytëzuar njerëzit e zhgënjyer, njerëzit e varfër, mjerimin popullor por edhe duke shfrytëzuar njerëzit atdhetar nga familjet e dëshmorëve me probleme serioze shëndetësore”, thotë Miftari.

Ai thotë se, dëshmit e presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit e tregojnë shumë qartë se ku ka qenë qëllimi.e qëllImi ka qenë që ta vulosin fatin e Murat Jasharit për gjithmonë pasi ky me disa letra publike i ka poshtëruar klanin e Rognerit dhe disa komandantë milioner.

Personalisht unë e njoh atdhetarin Murat Jasharin, e kam takuar vet disa herë dhe baca Murat si njeri kush e njeh e din shumë mirë se nuk është i keq, nuk mundet asnjë milingone t`i bëj keq, e jo ti bëjë dikujt, por Muratit ju kanë afruar njerëz të presidentit afër. Secilin hap të Muratit e kanë ditur shumë mirë AKI-ja, së paku vitin e fundit para se ta arrestojnë”, pohon ai.

Miftari thekson se, qëllimi pos eliminimin e Murat Jasharit ishte edhe etiketimi i kundërshtarëve politik të partive politike, të cilat e kundërshtojnë PDK-ne dhe kundërshtarëve të biznesit të nëntokës përmes Syrit të Popullit.

Kjo, kinse kanë formuar lista e të fusin njerëz vend e pa vend dhe përmes këtyre listave e përfitojnë kinse pushtetarët, akoma kinse ne ju shpëtuam nga Syri i Popillit dhe plus listat e likuidimit, shumica janë bërë në Prishtinë nga Hashim Thaçi me bashkëpunëtor pasi së pakut dy bashkëpunëtor të AKI-se janë aty brenda ne Organizaten syri i Popullit dhe njëri kishe i akuzuar dhe njëri që është në procedurë truri i Syrit të Popullit.

Etiketimi nga Hashim Thaçi për LVV-se, kinse qëndron prapa “Syrit të Popullit” është i qëllimshëm dhe djallëzor, pasi Thaçi e din shumë mirë se po erdh në pushtet Albin Kurti do ta arrestonte menjëherë atë me bashkëpunëtor të vet për tradhti, krim të organizuar dhe si kreatorin dhe urdhëruesin e qindra vrasjeve në Kosovë”, pohon Miftari.

Ai shprehet se, deklarata e Veselit se AKI e kishte lajmëruar dy – tri ditë para se të plagosen Azem Vllasi, se mund të jetë cak i atentatit nuk është e vërtet pasi me muaj edhe ndoshta 1 vit më herët ka pasur informacione nga bashkëpunëtorët brenda të ashtuquajturit “Syri i Popullit”.

Pse AKI-ja nuk e lajmëroi Azem Vllasin ? Këtu bëhet pyetja se pse Thaçi dhe Veseli paskan pas informacione të sakta nga AKI-ja se do të ketë atentat kundër tyre, pse AKI-ja nuk e lajmëroi edhe Azem Vllasin se po përgatitet vrasja kundër tij, apo Azemin e kanë pasur “mijush” të laboratorit të eksperimenteve që me një guri ti eliminojnë dy zogj.

AKI me këto deklarata të Thaçit dhe Veselit po del se është agjenci private por jo agjenci shtetërore dhe pyetja që duhet me u zbërthye është se kush e futi në krye të listët Azem Vllasin i ndjekur dhe i dënuar politik nga Serbia, njeri që 38 vitet e fundit nuk kishte as fuqi ekzekutive por as fuqi politike kush e futi Azemin në krye të listës.

E futi Murat Jashari, se besoj që e njeh, apo e futën në listë Hashim Thaçi me dostat e vet të “Syrit të Popullit” AK-jaI dhe SHIK-u. “Syri i Popullit” është prodhim i pushtetit për me i qëruar hesapet me konkurrentët dhe me i eliminua me ligj kundërshtaret politik dhe të biznesit, do të thotë parave të korrupsionit.

Rreziku i madh i Kosovës vjen nga BIA-, Serbe dhe GRU-, Ruse ,dhe nga Bandat e Hashim Thaçit”, përfundon Naim Miftari.

Miftari ka përmendur edhe disa sulme të koordinuara siç i quan ai.Sulmet e koordinuara me molotov kinse në zyrën e Hashim Thaçit si dhe sulmi me RPG në parlamentin e Kosovës në mes të qytetit sikurse rasti i vrasjes të Astrit Deharit, por edhe rasti i “Syrit të Popullit”, plagosja e Azem Vllasit, listat kinse të vdekjes janë produkt i pushtetit dhe mbreti truri i këtyre konspiracioneve të stilit Stalinist është vet Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Adem Grabovci…. qëllimi kryesor ishte eliminimi i LVV-je ligjërisht dhe friksimi i çdo kundërshtarit tjetër politik apo kundërshtarëve të bizneseve multi miliardëshe dhe nëse ndërrohet tani pushteti pas ca kohesh do të del e vërteta se kush është themeluesi i “Syrit të Popullit” e ai është vet pushteti i cili prodhon e trillon armiq e terroristë për t’i eliminua kundërshtarët dhe për të mbetur në pushtet me çdo çmim…:, përfundon Naim Miftari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu