Tahir Bezhani, krijues i filozofisë jetësore dhe atdhetare

0
143

Publikuar nga Jehona Berisha

Tahir Bezhani është njëri nga emrat e njohur të letërsisë, poet e prozator, në krijimtarinë e të cilit frymon fiozofia jetësore dhe atdhetare. Tahir Bezhani mësimet e para i ka mbaruar në Ponoshec, ndërsa të mesmen në Gjakovë. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak në fund të vitit 1969, është punësuar në Policinë e Kosovës.
Në vitin 1994 me vendimin e Gjykatës se Qarkut të Prishtinës, për shkaqe politike, u dënua me dy vite burg. Pas luftës së Kosovë, në vitin 2000, sërish u kthye në punë, përmes UNMIKU-ut, në Policinë e Kosovës,ku punoi deri më 17 maj të vitit 2012.
I frymëzuar nga kolosët e mëdhenj të letërsisë të cilët i lexonte me shumë pasion, nga viti 1967 filloi të shkruante poezi e prozë, të cilat i botonte në revistat letrare të asaj kohe, por aktivisht filloi të botonte pas luftës së Kosvës, nga viti 1999.
Krijimtaria letrare e Bezhanit, filloi të lexohej shumë si në Kosovë e Shqipëri, e kësisoj ai krijoi lidhjet e tij me poetë e lexues të Tropojës e me letrarët e Bajram Currit, me të cilët rifilluan bashkëpunimin e tyre krijues, duke kultivuar një letërsi sa interesante aq edhe joshëse për lexuesit nga Malësia e Gjakovës.
Në këtë kuadër bashkëpunimi, patën sukses të kulmojnë edhe me “Antologjinë e krijuesve të Malësisë së Gjakovës”, e cila u mirëprit mirë në shtrirje kombëtare. Tani falë punëve të përbashkëta letrare, Gjakovë-Tropojë, ka parë dritën edhe revista “Urat”, të cilën e financon Komuna e Gjakovës, revistë e cila mbulon pjesën e madhe të gjeografisë sonë kombëtare, si një lidhje unike e krijuesve nga kjo trevë e përbashkët e vendit tonë.
Falë angazhimit të vazhdueshëm letrar për një decenie dhe bashkëpunimit me shoqata e asociacione të qytetit të Bjaram Currit, Tahir Bezhani, me 30.11.2012 është shpërblyer me mirënohje dhe është shpallur Qytetar Nderi i qytetit të Bajram Currit, për kontribut të veçantë si krijues, për shprehjen dhe promovimin e vlerave më të mira të Malësisë së Gjakovës.
Bezhani në vitin 2016, në Lezhë , ka fituar çmimin ‘Gjergj Fishta”, për poezinë që zuri vendin e parë në “Ora e Muzave”, aktivitet ky mbarëkombëtar.
Tahir Bezhanit I janë ndarë shumë mirënjohje edhe nga qyteti i tij, nga Drejtoria për Kulturë e Arsim e Gjakovës, ndërkaq, për punën e tij është dekoruar edhe nga Drejtoria e Policisë së Kosovës.
Bezhani është dekoruar edhe nga shumë shkolla e shoqata, për angazhimin, aktivitetet dhe punën e frytshme të tij.
Ky autor përveç poezisë e prozës, ka botuar shumë artikuj kritikë, ndërkaq përmbledhjet nga ciklet poetike dhe tregime, janë botuara gjithandej në gazeta të ndryshme letrare, si dhe në botimet antologjike, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.
Është Anëtar i Lidhjes së Poetëve Ndërkombëtarë të Globit Ë.P.S.

PUBLIKIME LETRARE:

Libri:” Koha lind vigaj”Monografi, 2001
Libri:” Perplasje kohe”Poezi ,2002
Libri:” Pelcitje e vonuar”Poezi, 2004
Libri: “ Rapsodët e Rekës së Keqe” Monografi, 2005
Libri: “ Shkollat shqipe ne Rekë të Keqe” Monografi, 2006
Libri: “ Smolica,bastion i lirisë” Poezi,2008
Libri: “ Jetë në furtunë” Kujtime, 2009
Libri: ”Piskamë e heshtur”poezi, 2010
Libri:”Urtësi nga Reka e Keqe”,2011
Libri:”Mureve të heshtjes time”Poezi,LULU SHBA,2011
Libri:”Leximi i shkrumit”,Poezi,2012
Libri:”Vitet tronditëse”,Tregime, 2013
Libri: “Hije malli”,Monografi poetike,2014
Libri:”Vrapimi pas së bukurës”,Publicistikë,2015
Libri:”Deshira të çmendura” Poezi përkthyer në gjuhën greke,2016
Libri:”Monologu i ashtit”,Poezi,2016
Libri:” Mësuesi historik iSmolicës”, Monografi,2017.

Poezi nga Tahir Bezhani

VALBONË, KËNGË SHPIRTI….

Erdha edhe këtë pranverë
T’i shikoj kaltërsitë tua, Valbonë
Kurrë nuk di të çmallem
Me dashurinë tënde,e shtrenjta ime
Sa herë vij,vij për herë të parë
Sikur sytë e mi kurrë nuk të kanë parë
Të shikoj përmallshëm
Si në ndarjen e fundit
Te dëgjoj gurgullimën pa mbarim
Ashtu të pastër,këngë malli në shpirt
Zemra më dridhet dëshirash tretur
Si në këngët e pa kënduara kurrë
Vetëm etja më shtohet për ty
Dëshiroj të mbytem në vajin që mbërthen

Nuk di pse rrëqethjet më tmerrojnë
Kur jam pranë teje,tjetër jam….
Jam mall i pashuar,
Jam vaji i pa ndalur
Jam melodi terri humbur nëpër botë
Valbonë,
Jam zjarr i tëri, më kupto!
Po digjem për të qenë bashkë
Rrugëtimeve tua të pasosura
Valbonë, përkëdhelja ime
Ushtimë shpirti që më trazon
Deri në shtratin e gjumit….

NUK DI SI MË LAGI SHIU…

Nuk dija se binte shi kur ecja
Kisha pengesa me pamjen
As bubullimën nuk e dëgjova
Më kishte humbur dëgjueshmëria
Kur shtrëngoja dhëmbët errësirës
Rrugëve ecja me gishta të zgjatur
Lëkura dallonte rrezet e ngrohta
(Nëse ato kishin ngrohje)
Nuk di nga vinte ofshama
Isha ngrirë nga dehja.
Haproja me instinkte
Flija këmbas i kalamendur
Sa larg paskam udhëtuar
Rrezitur monopateve…
As qerpikët nuk lëvizin terrinës
Nuk di pse,
Nuk mund t’i tregoj gjërat e mundimshme
Çdo gjë tretët çarjeve të kohës
Flaka s’paska shpjegim nga brenda….

PUHIZË NATE

Mbështetur në dritare
Përgjoj dihatjen e natës
Shikoj yjet lart,
Galaktikë e zjarrtë
E hëna thyhet në vrapim të reve
Xixëllonjat ndriçojnë rrugët kryqësore
Aromë e bukës së re
Puhiza e freskët miklon flokët,poret
Dëshirat buzëqeshin të heshtura
Verë e djegur kujtimeve të çmendura
Ëndrrat shpërndarë moteve etshëm
Mbështjellë gëzimeve të hidhura
Varur në tojën e fateve nëpër kohë

Një dritë e qetë si fanarë në vadë arash
Më rri pranë shpirti në përmallje
Nata në heshtje përkund qerpikët e lodhur
Puhiza freskon arteriet e zemrës
E buzëqeshja më kthehet si fëmijë
Iki dhimbja e kallët palcës së ashtit
Mbeta vetëm përqafimeve të territ
Plagë e dhimbje sjellë dashuria…..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu