Taip Zeka ishte njeri më i vendosur i luftës për liri

0
73

Gjilan – Me rastin e vdekjes së Taip Zekës, në Gjilan u mbajt akademi përkujtimore, në organizim të Kuvendit të Komunës, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë, ku pos familjarëve, miqve, shokëve, përfaqësuesve institucionalë nga niveli lokal dhe qendror, ishte i pranishëm edhe Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të enjten në Gjilan ka vdekur në moshën 69-vjeçare Taip Zeka, vëllai i dëshmorit Kadri Zeka, i cili gjithë jetën e tij punoi për atdhe, për liri dhe për bashkim kombëtar. Pas vrasjes së Kadriut, më 1983, Taipi arrestohet dhe mbahet në burg deri më 1989, ku keqtrajtohet rëndë, nën akuzën se ishte shpërndarësi kryesor i armëve në organizimin e shqiptarëve në luftën për liri.

Taip Zeka nuk u ndal kurrë së punuari për lirinë e gjithë shqiptarëve dhe për bashkim kombëtar. Ai ishte pjesë e UÇK-së, UÇPMB-së, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe pjesë e gjithë angazhimeve të tjera për liri e për bashkim të shqiptarëve. Në burgjet serbe, nga torturat e papara ndaj tij, kishte humbur njërën veshkë, ndërsa tjetrën e kishte me të dëmtar rëndë.

Me rastin e vdekjes së Taip Zekës, në Gjilan u mbajt akademi përkujtimore, në organizim të Kuvendit të Komunës, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë, ku pos familjarëve, miqve, shokëve, përfaqësuesve institucionalë nga niveli lokal dhe qendror, ishte i pranishëm edhe Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Taip Zeka u cilësua si njeriu i legales, më i vendosuri për liri dhe për bashkim kombëtar. Duke folur në këtë komemoracion, kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, tha se Taip Zeka ishte njeri me rrezatim të dalluar pozitiv, optimist për të ardhmen, njeri me personalitet të formuar mirë. Kishte bërë punë të mirë në ilegalen kombëtare, për çka ishte burgosur e dënuar me shumë vite.

Që nga sot, Taipi e ka lënë një zbrazëti jo vetëm në familje, por edhe më gjerë, për çka do ta ketë kujtimin tonë të përhershëm, ka thënë Mustafa.
Në emër të shokëve të ilegales dhe të burgut, avokati i popullit Sami Kurteshi, tha se Taipi ishte atdhetar i veçantë, i pa lëkundur dhe i pa thyeshëm në idealin e tij kombëtar. Ishte njeri plot diell, plot shend e plot shpresë. Taipi do të jetë gjithmonë mes nesh, por tani i pa dukshëm, ka thënë Kurteshi.

Kurse Ahmet Daku, në emër të OVL të UÇK-së, tha se ndarja me Taipin është e rëndë. Humbën një veprimtar i cili nuk e ndaloi aktivitetin atdhetar deri në çlirimin e vendit. Nuk e kurseu veten, nuk e kurseu familjen dhe nuk e kurseu as pasurinë në luftën për liri e për atdhe, ka thënë Daku.
Taip Zeka u varros pasdite në varrezat e qytetit, me nderime të larta qytetare e institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu