Takim i Papritur në Mes të Isa Mustafës dhe Kryeministrit Malazez në Shkodër

0
211

Në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës pati një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit malazes, Dushko Markoviç.

Siç raporton Top-Channel, takimi i paparalajmëruar është vënë re vetëm nga prania e automjeteve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi në parkimin para hotelit ku dy kryeministrat biseduan.

Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim se çfarë Mustafa dhe Markoviç kanë diskutuar mes tyre, por mendohet se ky takim, në një zonë neutrale, mund të jetë për të biseduar çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.

Kryeministri malazes u largua nga ambientet e hotelit rreth orës 14:30, në drejtim të Malit të Zi, ndërsa më pas ka lëvizur edhe eskorta e kryeministrit Isa Mustafa. /Insajderi.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu