Takimet “demagogjike” për luftimin e korrupsionit

0
296

Atifeti

Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Isa Mustafa, Kryesuesi i KGJK-së Enver Peci dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit janë mbledhur në zyrën e shefes së shtetit për të biseduar hapat e mëtejmë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Edhe pse këto takime s’kanë dhënë rezultat, Jahjaga vazhdon t’i mbledh drejtuesit e këtyre institucioneve.

Lexojeni të plotë njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes për takimin.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor z. Enver Peci, u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit z. Sylë Hoxha dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni, për të diskutuar për hapat e organeve të rendit dhe të ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidentja Jahjaga theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të intensifikohet dhe të adresohet me urgjencë për t’i hapur Kosovës perspektivën ekonomike dhe përparimin e saj në përmbushjen e reformave për liberalizim të vizave dhe integrim evropian.

Takimi i sotëm është pjesë e rekomandimeve të dala nga Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit për intensifikim të zbatimit të ligjit në këto fusha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu