Takimi Gruevski-Ahmeti: Ja çfarë u vendos!

0
246

Shkup, 24 gusht- Ka përfunduar takimi i sontëm midis kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti. Takimi është mbajtur në hapësirat e qeverisë, në tentim që dy partnerët e koalicionit të tejkalojnë dallimet.

Që të dy kanë arsyetuar vendimet e mara, që gjithçka filloi me rastin në Sllupçan e që tensionet të ngritë mu partia maqedonase VMRO-DPMNE. Bëhet e ditur se lideri integrist Ahmeti nga ky takim ka dalë më vendim të prerë, se nëse nuk tërhiqet ligji i keq për branitellat, “shkoi qeveria”.

Ky vendim rigjid i Ahmetit siç duket ka dalë edhe nga bashkëpartiakët e tij në një takim në Reçicë të Vogël, ku siç mësohet ka pasur qëndrime që të braktiset qeveria, e që disa të kërcënojnë madje, “edhe me dalje nga partia”…?

Por, tani sytë drejtohen te i pari i qeverisë Gruevski, partia e të cilit e nisi këtë “hallakamë” politike, do ta tërheq ligjin, apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ligji i “branitellave” ka hyrë sot në procedurë parlamentare, por ka kundërshtuar partia e Ali Ahmetit duke thënë se ligji për ata është i papranueshëm dhe nëse në të nuk përfshihen edhe të drejtat e veçanta të luftëtarëve të UÇK-së, “do ta braktisin Qeverinë”.

Partia më e madhe opozitare LSDM-ja paralajmëroi se do ta përkrahë ligjin për mbrojtësit, por nëse BDI-ja parashtron amendamente në tekst, nuk do të votojë për të.

VMRO-DPMNE propozoi ligjin pas ngjarjes në Sllupçan ku ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi së bashku me pjesëtarët e ARM-së vendosi lule në përmendoren e dëshmorëve të UÇK-së.

Në shenjë nervoze kryeministri Gruevski pranoi ekziston krizë në koalicionin qeveritar si rezultat i ndryshimeve të sjelljes së një pjese të lidershipit të BDI-së, siç tha, “nuk sillen në mënyrë korrekte  me të kaluarën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu