Tash e një muaj nuk dihet gjë për fatin e Naim Zeqirit, i plagosur në kufirin me Serbinë (Video)

0
54

Naim Zeqiri

Një muaj më parë, Naim Zeqiri, bashkë me persona të tjerë, janë përleshur me xhandarmërinë serbe në kufirin me Serbinë, ku dhe është plagosur.

Që nga ajo ditë, ai ndodhet në burg në Beograd dhe familja ka angazhuar Adriana Saviq si avokate të tij. Vëllai më i madh i Naimit, Safeti, i cili edhe përkujdeset për gruan dhe tre fëmijët e Naimit, ka theksuar se asnjëherë nuk ka biseduar me vëllanë e tij dhe se nuk e di se çfarë po ndodhë, raporton KTV.

Ai mohon që autoritetet serbe i kanë kërkuar para për lirimin e vëllait të tij. Kurse, institucionet vendëse, nga të cilat thotë që ka kërkuar ndihmë, nuk i kanë ndihmuar asgjë deri tani.

Familjarët kanë treguar se Naimi priste dru për të mbajtur gjallë familjen. Ndërkohë tregojnë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte bastisur shtëpinë e Naimit dhe kishte arrestuar vëllanë e tij, transmeton Koha.net.

Natën kur është plagosur Naim Zeqiri, në përleshjet me xhandarmërinë serbe është vrarë Fatmir Mehmeti nga Dumnica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu