Tash, Vetëvendosje i kthehet LDK-PDK-së: Janë kombinuar bandat e krimit

0
372

Ramabaja

Vazhdojnë akuzat ndërmjet PDK-së e LDK-së me ata të Vetëvendosjes. Derisa asamblesitët e dy partive që janë në koalicion në nivel qendror e akuzuan kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për ngufatje të demokracisë, tash asambleisti i Vetëvendosjes akuzon PDK-në e LDK-në për ngufatje të vendit.
Asambleisti i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja ka thënë se në ankthi i humbjes së pushtetit, parasëgjithash i pushtetit që garanton paraja, i ndërlidhur ngusht me interesat financiare që burojnë nga trajtimi kriminal i Ndërmarrjeve Publike, po e bën bashkë bllokun e së keqes.

Lexojeni të plotë shënimin e tij në facebook:

Kosova vazhdon të jetë peng i krimit ordiner që po e ngulfatë jetën politike e institucionale gjithandej.
Në Kuvendin e Komunës së Prishtinës kombinimi i bandave të krimit mes PDK – si një Ndërrmarrje aksionare e Hashimit me C dhe LDK-së si fosile e LKJ-së që po shndërrohet vullnetarisht në degë të PDK-së, sot u kurorëzua publikisht.
Ankthi i humbjes së pushtetit, parasëgjithash i pushtetit që garanton paraja, i ndërlidhur ngusht me interesat financiare që burojnë nga trajtimi kriminal i Ndërmarrjeve Publike, po e bën bashkë bllokun e së keqes.
Qytetarët e Kosovës, ata që vazhdojnë ta duan këtë vend, e të tillë ka gjithësesi shumë si në PDK edhe në LDK, ngjashëm si në vitet ’90-ta që i hidhnin librezat e LKJ-së, në mënyrë masive, në vend se t’ i bashkohen egzodit, duhet t’ i hedhin librezat e këtyre dy bandave të krimit dhe të fillojmë epokën e ndryshimit.
Republika duhet të ribëhet, që të ribëhet Bashkimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu