Të gjitha funksionet e iPhone 6S dhe 6S Plus (Foto/Video)

0
498

Apple

Në një ceremoni glamuroze, Apple ka publikuar produktet e reja, mes të cilave edhe iPhone’t e ri, 6S dhe 6S Plus.

Derisa ishte në skenë, udhëheqësi i Apple, Tim Cook, tha se “kompania ka ndryshuar gjithçka” rreth iPhone’it dhe ka dy modele të reja “më të avancuarat në botë”.

6S do të ketë 4.7 inch ndërkaq 6SPlus ka një ekran prej 5,5 inçësh.

Ngjyrat janë risi e iPhone. Ka një “rose gold”.

iPhonat e rinj do të jenë në dispozicion nga 25 shtatori dhe para-porositë mund të bëhen nga 12 shtatori.

Apple

Teknologjia 3D në iPhone

Një teknologji mahnitëshe është “3D touch”. Gjithashtu iPhone i ri ka një procesor më të shpejtë.

Cili është qëllimi i 3D?

Qëllimi i 3D, është të ruani kohën. Për shembull, nëse jeni duke lexuar Gazetën zeriikosoves.org, ju do të mundeni që automatikisht por në një pjesë fare pranë saj të lexoni përmbajtjen e një emaili. Kur gishti juaj të jetë i lirë nga ky aplikacion, ju automatikisht do të kthehehni në inboxin tuaj.

Apple

Selfie urgjente

Nëse do të klikoni mbi kamerë, ju do të keni një opsion për “selfie” menjëherë.

Një gjë të tillë e bëri edhe Craig Federighi.

Gjatë prezantimit, ai bëri një “selfie urgjente”.

Apple

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu