Të shtunën më 1 prill 2017, në 14:00 h, Protestë në Colmar të Francës për lirimin e z. Ramush Haradinajt

0
297

Të nderuar shqiptarë, Të gjithë atdhetarët e mirëfilltë e dinë fare mirë se në kohën kur Kosova lëngonte nën thundrën e okupatorit serb Ramush Haradinaj braktisi Zvicrën dhe u angazhua intensivisht në përgatitjen dhe zhvillimin e luftës çlirimtare. Të gjithë ata që kanë ndjekur luftën çlirimtare e dinë fare mirë se themelet e lirisë së Kosovës janë larë edhe me gjakun e vëllezërve Ramush, Daut, Veton, Enver, Luan dhe Shkëlzen Haradinajt.

Të dashur shqiptarë, Më 6 prill 2017 autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Është koha që të gjithë atdhetarët e mirëfilltë që jetojnë në shtetet e Evropës Perëndimor që të sakrifikojnë një ditë nga week-endi i tyre për të mbrojtur ata që derdhën aq shumë gjak për lirinë tonë. Ftojmë të gjithë shqiptarët që të shtunën më 1 prill 2017, në 14h00, të tubohemi si asnjë herë më parë për të mbrojtur Ramush Haradinajn, Legjendën e gjallë të luftës çlirimtare të Kosovës që kërkon Serbia të na e nxjerrë para gjyqit.

Protesta mbahet në këtë adresë: 9 AVENUE RAYMOND POINCARÉ, 68000 COLMAR, FRANCE. Këshilli organizativ i protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj

 

Me respekt Mentror Mushkolaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu