Tensione mes policisë dhe familjarëve të ‘Grupit të Kumanovës’

0
308

Kumanova

Në këto momente është tensionuar gjendja para Gjykatës Themelore në Shkup, për shkak se policia nuk po lejon familjarët e pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” të prezantojnë në seancën ndaj familjarëve të tyre.

Kjo i ka revoltuar familjarët, të cilët kërkojnë të prezantojnë ashtu siç e mundëson ligjin. Policia arsyetohet se salla është e vogël dhe për këtë arsye nuk mund t’i lejojnë brenda.

Ata po kërkojnë nga ministri i drejtësisë Adnan Jashari që të vijë para gjykatës dhe t’ju mundësojë të futen brenda.

“E thërrasim Adnan Jasharin që nëse është shqiptar të vijë këtu dhe të na tregojë pse nuk po na lejohet të futemi brenda në senacë. Pse nuk na kanë treguar një ditë më parë. Në mesin e familjarëve ka njerëz që kanë gjendje të vështirë ekonomike. Çdo ardhje këtu kushton”, tha për Lajm njëri prej familjarëve nga Kosova.

Kumanova, Familiaret

Arrestimi

Beg Bajra 1

16 Luftetaret

ardian-bujari (1)

fadil-elshani1

grupi 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu