Tentime për të hequr flamurin gjigant maqedonas në Kërçovë

0
291

Në Kërçovë dje ka pasur tentime për të hequr flamurin gjigant maqedonas të vendosur në pjesën qendrore të qytetit. Vendosja e këtyre flamujve ishte pjesë e një fushate të Qeverisë, e cila në çdo qytet ka vënë flamujt gjigant shtetëror.

Policia e Maqedonisë dje ka dalur në terren në vendin ku është vendosur flamuri në Kërçovë, pas një telefonate se persona të panjohur po tentonin që ta ulnin flamurin. Pas disa orëve flamuri është hequr dhe se SPB në Kërçovë sqaroi se flamuri ka rënë si pasojë e erës së fuqishme. Më pas menjëherë është ngritur flamuri në vendin e tij.

Në rrjetet sociale të internetit, janë shtuar zërat se pas fitores së kandidatit shqiptar Fatmir Dehari në Kërçovë, që të hiqet flamuri gjigant shtetëror maqedonas në qytet. Ndërsa kërkohet aktivitetet për vendosjen e një flamuri gjigant kombëtar në qendër të Kërçovës. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu