Teoria që thotë se sulmi ndaj “Charlie Hebdo” ishte një mashtrim

0
102

Masakra ne Charlie Hebdo

Paris, 8 janar – Si në të gjitha rastet kur ndodhin ngjarje tronditëse si kjo e djeshmja në Paris, ka nga ata që formulojnë teori konspiracioni dhe dyshojnë në vërtetësinë e versionit që prezantohet në media.

Po kështu ka ndodhur edhe me masakrën e djeshme në Paris, ku u raportuan për të vrarë gjithsej 12 veta, 8 nga të cilët gazetarë dhe redaktorë të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Pak orë pas publikimit të një video nga France24 dhe ripublikimit të saj në Youtube, një përdorues i këtij rrjeti social, që gjykuar sipas theksit të anglishtes duhet të jetë amerikan, pretendon se e gjithë ngjarja është një mashtrim dhe për këtë jep argumentet e tij.

Teksa analizon videon e France24, ai vë re disa hollësi që shumë nga shikuesit anekënd botës nuk u kanë kushtuar rëndësi.

Ai vë re se dy nga gazetarët e revistës “Charlie Hebdo”, të cilët po fshiheshin mbi çatinë e ndërtesës, kishin veshur jelekë antiplumb, një tjetër ecte lirshëm dhe mbante duart në xhepa, ndërsa një i tretë shkruante SMS.

Ndërkohë që gazetarët po fshiheshin mbi çati, në rrugën poshtë ku po ndodhte ngjarja, vihen re disa persona veshur si policë, të cilët më pas shpërndahen.

Momenti kyç që, sipas këtij përdoruesi të Youtube, tregon se e gjithë ngjarja e djeshme është një mashtrim, është ai kur videoja e France24, që u transmetua “live”, ka një modifikim.

Gjersa në një çast, në rrugën poshtë, nuk ka asnjeri, në çastin tjetër, shfaqen menjëherë dy persona të veshur në të zeza.

Videoja ku flitet për konspiracionin është publikuar në kanalin “Avaz Istine” në Youtube./Zhurnal

[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=GvrXuAxkLao” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu