Tërnava: Ata imamë që nuk pranojnë riedukim nga BIK-u, do të përjashtohen

0
194

Ternava

Imami i republikës së Kosovës, Naim Tërnava në emisionin aktualitet ka thënë se “BIK nëse mundet do t’i riedukojë disa imamë, nëse jo atëherë do të përjashtohen nga BIK’u”

Imami Naim Tërnava ka shfrytëzuar minutazhin që i është dhënë nga RTK për të bërë thirrje që personat që kanë shkuar në Siri të kthehen në Kosovë.

Ai ka bërë thirrje tek të gjithë shqiptarët që janë në Siri duhet të kthehen në Kosovë, derisa ka shtuar se lufta në Siri nuk është një luftë për kosovaret.

“Atje janë duke u shkatërruar xhamia dhe kisha dhe kjo nuk ka të bëjë fare me ndonjë luftë fetare”, ka thënë Tërnava në RTK.

Tutje ai bashkë me disa imamë të tjerë ka thënë se BIK e ka marrë në konsideratë riedukimin e disa imamëve në Kosovë dhe se keta duhet te disiplinohen.

“BIK nëse mundet do t’i riedukojë disa imamë, nëse jo atëherë do të përjashtohen nga BIK’u”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu