Thaçi dhe Mustafa, për hir të pushtetit e sakrifikojnë Kosovën

0
404

Thaqi Mustafa

Përse po këmbëngulin kaq fort qeveritarët në zbatimin e marrëveshjeve të 25 gushtit ?

BE-ja po i josh me “karotën” e vet liderët e shantazhuar

Liderët kosovarë, sipas analistëve, po bëjnë llogari në kurriz të qytetarëve, duke nënshkruar çka u del përpara, vetëm e vetëm që të paraqiten të bindur e servilë para ndërkombëtarëve, me shpresën se do ta gëzojnë mbështetjen e tyre për të mbetur në pushtet edhe për mandate të tjera

Pozicionimi këmbëngulës i dy krerëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës , ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi dhe kryeministrit Mustafa karshi Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të cilët për katër muaj të plotë po injorojnë kundërshtimin e opozitës dhe 205,000 nënshkrime në Peticionin e qytetarëve, nga analistët politikë po shihet me dyshim të madh. Sipas tyre, ky insistim vjen për shkak të premtimeve të mëdha joshëse që u janë bërë liderëve të partive të mëdha nga faktori ndërkombëtar, premtime të cilat me gjasë tejkalojnë edhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Njohësi i shkencave politike, Ali Hertica thotë se dy marrëveshjet e 25-të gushtit, që u pranuan nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë rrjedhojë e marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013 mes Prishtinës e Beogradit për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas tij, pazari i tyre për pushtet ndërlidhet me pranimin e Asociacionit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu