Thaçi: OSBE mund t’i organizojë zgjedhjet serbe në Kosovë

0
216

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Beogradi nuk do të mund të organizoj zgjedhje në Kosovë, në zonat me shumicë serbe. Por, ai tha se institucionet ndërkombëtare si: OSBE-ja, mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Edhe në të kaluarën edhe tash, Beogradi nuk do të mund të organizoj zgjedhje në Kosovë. Por qytetarët e Kosovës e kanë të drejtën e tyre të dyshtetësisë dhe mund të marrin pjesë dhe mund të votojnë në ndonjë proces elektoral kështu që zgjedhjet mund të organizohen nga ndonjë mekanizëm ndërkombëtar siç është OSBE-ja, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës. Pra do të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e drejta e dyshtetësisë, por jo organizimi i zgjedhjeve nga Beogradi në Kosovë”, ka thënë Thaçi për ‘Zërin e Amerikës’.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, do të mbahen më 16 mars.

Thaçi beson, se, zgjedhjet serbe, nuk do të ndikojnë në dialogun për normalizim marrëdhëniesh, mes Kosovës dhe Serbisë dhe se, dialogu do të vazhdojë.

Asnje Shtet smund te mbaj zgjedhje ne nje Shtet tjeter por Minoriteti mund te shkoj te organizuar apo ne vete te votoin dhe jo te organizoin zgjedhje ne nje shtet tjeter siq po ndodh në Kosovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu