Thaçi: S’do të ketë Shqipëri të Madhe

0
135

Kryminstri i Kosovës Hashim Thaqi dhe ish Shefi i byros politike të UCK-së ka deklaruar për Gazetën Vjeneze “Die Presse” nuk do të ketë Shqipëri të madhe, ndërsa ka theksuar se Serbia po shfaq një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo sipas tij, zbatimi i marrëveshjes nuk ka alternativë.

Fillimisht ai ka vlerësuar se takimet e zhvilluara mes tij dhe homologut serb, Ivica Dacic kanë qenë në funksion të stabilitetit, paqes dhe krijimit të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

“Marrëveshja e arritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bërë pas një konflikti 100-vjeçar”, ka vlerësuar Thaçi.

Kosova dhe Serbia, ka thënë ai, kanë lënë prapa të kaluarën dhe tani kanë bërë një agjendë që i shërben të ardhmes jo vetë për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin.

Sipas tij, marrëveshja gjithashtu është në shërbim të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët tani kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

Duke folur për fatin e mëtutjeshëm të marrëveshjes, Kryeministri Thaçi ka theksuar se “nga Serbia po shfaqet një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo implementimi i marrëveshjes nuk ka alternativë, sepse ndryshe as për Kosovën as për Serbinë nuk do të ketë të ardhme europiane”.

Marrëveshja e 19 prillit nuk është fundi por fillimi i një procesi të gjatë, ka theksuar kryeministri Thaçi, që sipas tij, në radhë janë zgjidhjet e kontesteve tjera, kurse në tetor, ka thënë ai, do të jetë gjithçka gati për zgjedhjet e lira lokale në veri.

Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Thaçi, ka deklaruar se Kosova po punon për hapjen e kufijve dhe jo mbylljen e tyre.

I pyetur për tendencat për një “Shqipëri të madhe” Thaçi ka vlerësoi se Kryeministri i Shqipërisë Berisha është keqkuptuar, sepse bëhet fjalë për krijimin e kushteve në rajon ku njerëzit të mund të jetojnë pa kufizime, por ku do të respektohen kufijtë shtetëror.

“Vetëm si shtete ne mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian”, ka deklaruar Kryeministri Thaçi.

Me gjeresisht lexojeni interevisten ne http://diepresse.com/home/politik/aussenpolitik/1419672/Es-wird-keinen-Gebietstausch-mit-Serbien-geben?_vl_backlink=/home/politik/aussenpolitik/index.do

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu