Thaçit i anulohet fjalimi në Mal të Zi?

1
375

hashim-xhudo

Vizita e parë zyrtare në Mal të Zi e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkaktuar reagime të shumta tek opinioni malazez, ndërsa për kete arsye është anuluar fjalimi rreth integrimit në NATO që ishte planifikuar për ditën e nesërme, raportojnë mediat e Podgoricës.

“Është vlerësuar se ky do të ishte një shkas për të mbeshtetur pakënaqësinë e qytetarëve me rastin e vizitës së Thaçit, edhe pse kjo ide është hedhur poshtë”, një burim për “Dnevnik”, transmenton se Qeveria e Mile Gjukanovicit e ka pare te arsyeshme te anulohet njeher per njeher fjalimi i Thaqit.

Shoqata të shumta të refugjatëve kanë paralajmëruar se do të mbajnë protesta në Podgoricë duke kërkuar anulimin e ardhjes së zëvendëskryeministrit kosovar, Thaçi, për shkak të mungesës së të drejtave të malazezëve në Kosovë, por edhe pamundësinë e kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Kujtojmë se javë më parë ministrit Thaçi ka paralajmëruar një turne vizitor në vendet e ish-Jugosllavisë.

1 Koment

  1. Në lidhje me anulimin e fjales se z.Thaqit ne Mal të zi deshta te shtojë se Thaqi nuk asht i mirëpritur ne ato pjesë te ish Jugoslavis se vjeter e te harruar dhe ky duhet pak te kendellet e mos te luaj rolin e Titos per me e bë perseri bashkim e vlaznim te rrejshem se me sllav nuk ka vllaznim por me keta duhet ndarje sa më te shpejt nëqoftse mendon se populli shqiptar të bëj nji jet te lirë e demokratike. Thaqi mos te bëhet naiv e tu beson frazave te BE per nji bashkim e vllaznim te ri me sllavet se kjo far demagogjie ësht e parealizueshme siq ishte edhe formimi i Jugoslavis artificiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu