Thaqi, më i dobët se Jahjaga

0
300

Brenda një viti në krye të shtetit presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi, është treguar si lider i dobët në politikën e jashtme dhe në ruajtjen e unitetit brenda kombit. Madje, sipas analistëve politikë, Thaqi është treguar president më i dobët sesa ish-presidentja Atifete Jahjga, e cila doli nga “zarfi” dhe nuk kishte përvojë politike.

Po ashtu analistët vlerësojnë se presidenti i ka neglizhuar problemet me të cilat është përballur vendi e për të cilat do të mund të merrte diçka konkrete. Ndërsa pika më e dobët e presidentit Thaqi, sipas tyre, është mungesa e liderit unifikues. Në opozitë, ndërkaq, Thaqin e konsiderojnë si kryetar të PDK-së dhe jo si president.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu