The Guardian: Maqedonia drejt një krize të thellë

0
318

Shkupi

Çka shkruan gazeta e mirënjohur britanike “The Guardian” për tensionet dhe krizën politike në Maqedoni.

Përmes një storje të saj gazeta britanike përshkruan zhvillimet e fundit, ku në qendër të vëmendjes është afera e përgjimeve.

Në këtë shkrim shprehen shqetësime për demokracinë e brishtë, e cila gjendet në mes të padive për procesin e nisur nga pushteti  të koduar si “Puç“ ndaj liderit opozitar maqedonas Zoran Zaev dhe në anën tjetër zbardhjen e përgjimeve nga ky i fundit.

“The Guardian” shkruan se vendi po ballafaqohet me një krizë të përshkallëzuar politike, dhe se se shprehen shqetësime për ndërhyrjen e pushtetit tek gjykatat dhe mediat.

Gazeta britanike ka pyetur raportuesin special për Maqedoninë, eurodeputetin slloven Ivo Vajgl lidhur me këto zhvillime.

“Nuk dua të parashikoj skenarë katastrofal,  por duhet të keni parasysh se bëhet fjalë për një sërë problemesh të hapura u përdorën fjalë të vrazhda dhe madje fjalor urrejtjeje. Ne i kemi parë skenarë të tillë edhe më herët në Ballkan, gjithçka fillon pikërisht në këtë mënyrë. Situata nuk duhet të nënvlerësohet. Është shumë serioze dhe ne duhet ta ndihmojmë Maqedoninë”, ka nënvizuar Vajgl.

Sipas “The Guardian” Brukseli zyrtar ka rritur shqetësimet për këtë krizë politike dhe nderetnike, e cila mund të dergoi në nje konflikt të ri nderetnik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu