The Sun shkruan për prostitutat myslimane dhe “martesën njëorëshe” për seks të “lirë nga mëkatet”

0
298

Prostitutat myslimane

Prostitutat myslimane martohen me klientët e seksit për një orë kohë, në mënyrë që të kenë marrëdhënie seksuale “të lira nga mëkati”.

Gazeta britanike “The Sun” bëri një hetim të fshehtë rreth kësaj çështjeje, kur u takua me një vajzë të besimit mysliman të quajtur Fairuza. Ajo tha atyre se ata mund ta martojnë atë për një orë, në kompensim të 350 funteve. Paratë për të ishin si një pajë, pra si një dhuratë e dhëndrit për nusen. 300 funte janë për shërbimet e saja, ndërsa 50 funte për martesë të përkohshme, transmeton Telegrafi.

Pasi koha mbaron për klientin, ajo “shkurorëzohet”, pra prish çiftin. Nëse djaloshi dëshiron një vizitë tjetër, ai duhet të presë tre muaj para se të mund të martohet përsëri me të.

Fairuza është një nga shumë vajzat myslimane, e cila ofron shërbimet përmes internetit. Ajo foli edhe për një nga klientët e saj: “E bëra me një shtetas të Arabisë Saudite, i cili u konvertua në islam shiit vetëm që të mund të bënte ‘mut’ah’ (martesë e përkohshme). Ai ishte në Londër për dy muaj. Isha gruaja e tij për këta dy muaj. Kam jetuar me të dhe nuk më lejohej të isha me burra të tjerë. Ai pagoi një shumë të majme të parave. Ai do kthehet sërish vitin e ardhshëm dhe ne do ta bëjmë këtë sërish”, tha Fairuza. /Telegrafi/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu