Thirrje per pjesmarrje ne Proteste

0
200

Edhe pse Kosova e ka shpallur Pavarsine dhe ajo eshte  njohur nga 17 vende Evropiane dhe gjithsejt 87 shtete te Botes,  Kosova po shkon drejt  një statusi te nje province që mund te krahasohet me Lichtensteinin apo Tirolin Jugor por kursesi me Shtetet  Sovrane.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht eshte treguar e paafte ne biesedimet me Serbine dhe Bashkësine Nderkombetare dhe si rrjedhoje e kesaj politike, Kosova dhe Qytetaret do vuajne për nje kohe të gjate pasojat që po i shkaktohen nga kjo klase politike qe vendosin  për fatin e Kosoves dhe qytetareve te saj neper tavolina restorantesh dhe anashkalojne Institucionet e Shtetit.

Levizja popullore e Kosovës u ben thirrje, anetareve  të LPK-së, simpatizanteve te ceshtjes Kombetare, te gjithe Shqipetareve qe shohin e vuajne gjendjen e sotme te Popullit Shqiptar, pa dallim feje krahine apo ideje politike, tu bashkangjiten protestave te

 

Levizjes per Vetevendosje  te Henen me 27 Shkurt 2012, në ora 12:00 H para nderteses se Qeverise se Kosoves ne Sheshin Nene Tereza ne Prishtine.

 

Lëvizja Popullore e Kosovës

 

Prishtine, 25 Shkurt 2012

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu