Thonë Po?

0
145

(E plotësuar në orën 13:26) Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic pas pak çastesh do të takohen me njëri-tjetrin, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.

Burime të Mediave thonë se pala serbe i ka thënë Shefes së Diplomacisë europiane se do ta pranojnë marrëveshjen.

“Ata thanë se do t’i thonë “po” marrëveshjes, por ta shohim se si do të rrjedh takimi trepalësh”, ka thënë një diplomat i BE’së në kushte anonimiteti për Mediat.

Ashton takon Dacic’in

Catherine Ashton ka përfunduar takimin bilateral me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa ka filluar atë me kryeministrin serb, Ivica Dacic dhe ekipin e tij.

Nis takimi Ashton – Thaçi

Baronesha Catherine Ashton ka filluar takimin bilateral me kryeministrin Hashim Thaçi, në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic.

Pas takimit me Thaçin, Ashton do ta zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin serb, Ivica Dacic, para se të kalohet në takimin e përbashkët trepalësh.

Ndërsa, Kryeministri Thaçi, në hyrje të objektit ku zhvillohen takimet, u ka thënë gazetarëve se “kjo marrëveshje do të nënkuptonte bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe perspektivë euro-atlantike për të dyja vendet tona dhe popujt tonë”.

“Kjo marrëveshje nuk do të ishte vetëm në interesin e Kosovës, por edhe të Serbissë, Bashkimit Evropian dhe paqes dhe stabilitetit rajonal”.

“Shpresoj që Serbia do të reflektojë dhe do të punojë në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se duhet lënë prapa të kaluarën dhe duhet të shikohet kah e ardhmja.

Thaçi ne Bruksel

Dacic ne Bruksel

Sot raundi i nëntë

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaci e Ivica Daçiq, pritet të takohen sot në Bruksel për të “zhbllokuar” procesin negociator, dhe arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

Thirrja e radhës për takim sy-në-sy të delegacioneve, është bërë për të arritur një pajtim të dëshirueshëm mbi një kompromis të ndërsjell, siç e ka quajtur mikpritësja, shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.

Para takimit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rikonfirmuar gatishmërinë e tij për arritjen e në marrëveshjeje, e cila nuk shkel vijat e kuqe të Prishtinës zyrtare, që asociacioni i komunave serbe në veri të ketë pushtet ekzekutiv, sikur edhe ishte paraqitur në draft-marrëveshjen që ka hartuar Brukseli zyrtar.

Në delegacionin serb ndërkaq, kryeministrit Daçiq janë edhe zëvendësit i tij Aleksandar Vuçiq e Suzana Grubjeshiq.

Takimi i sotëm është i nënti me radhë, prej se baronesha Ashton ka marr vet përsipër udhëheqjen e dialogut Prishtinë-Beograd, dhe e ka ngritur atë në nivelin më të lartë politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu