Tirana në sytë e një japonezi: Ushqime të lira, Nënë Tereza e famshme…dhe një kërpudhë që e çudit! (FOTO)

0
403
yoshinori-saito-japonezi
Japonezi, Sahit Yshinori

Yoshinori Saito është një japonez i cili pasionin e tij më të madh ka udhëtimet. Pjesë e turit të tij 5 mujor është bërë edhe Shqipëria.

Ai ka vizituar Tiranën dhe ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, momentet më të bukura të këtij udhëtimi. Në fotot që ai ka zgjedhur si më pikantet dhe mbreslënëse për të, japonezi evidenton se sa lirë shkon të ushqehesh në Shqipëri.

“Nuk është ushqim tradicional shqiptar, por është i lirë, vetëm 3 euro”, shkruan ai në një foto të ushqimit që ka konsumuar.

ushqime-ne-tirane
“Nuk është ushqim tradicional shqiptar, por është i lirë, vetëm 3 euro”, shkruan ai në një foto të ushqimit që ka konsumuar.
akullore
Gjithashtu, një akullore e shijshme i ka lënë mbresa Soitos, i cili sërish thekson se sa e lirë është ajo, 50 lekë.
cigare-ne-rruge
Kioska private – i quan japonezi shitësit ambulantë anë rrugës – teksa ka postuar foton e një gruaje që shet cigare.
nene-tereza
“Nënë Tereza është e famshme në Shqipëri, ajo është një heroinë këtu”, – shkruan Saiti i Japonis.
kepurdha
“Çfarë është kjo kërpudhë!, shkruan i habitur japonezi, teksa ka postuar foton e kërpudhës që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si ‘dekor’ në ambientin e lulishtes së godinës së qeverisë.
shoferi-i-busit
Momenti i dytë: Shoferi (i udhëtimit Mal i ZI- Shqipëri) hap dritaren dhe nis të pi cigare edhe pse ngjitur me të është një tabelë që thotë “Nuk lejohet cigarja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu