Tiranë, vrasja në argjendari, arrestohet kosovari

0
246

TIRANE-Policia e Tiranës deklaron se ka arrestuar autorin e vrasjes së pronarit të argjendarisë, Rrapo Sinanaj. Vrasja ndodhi pasditen e 21 tetorit mes rrugës “Siri Kodra” e “Ferid Xhajko”, të kryeqytetit.

Sipas policisë autori është Nexhat Mulaj, 27 vjeç lindur në Vitak Komuna Skënderaj,  Kosovë, dhe banues përkohësisht në Tiranë.  I riu mësohet se kishte dy ditë që ndodhej në ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës, dhe vetëm sot i është komunikuar arrestimi për akuzën e “Vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtjes pa leje” 141, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Pista kryesore e vrasjes është ajo e grabitjes, ndërsa 27 vjeçari kishte ardhur në Tiranë vetëm pak ditë para krimit.

Policia doli në konferencë për shtypin në orën 11:00 ku konfirmoi dhe arrestimin e të dyshuarit si autor kryesor të vrasjes së pronarit të argjendarisë.

Arrestimi i 27 vjecarit u bë pas një sërë hetimesh disa ditore, nga Strukturat e Hetimit të Krimeve të Renda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndaj tij kishte  urdhër ndalim të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë.28.10.2011, për veprat penale të Vrasjes me pasojë vdekjen e shtetasit Rrapo Sinanaj dhe Armëmbajtjes pa leje.”

“Ky shtetas, dyshohet se më datë 21 Tetor 2011 në afërsi të rrugës „Siri Kodra“, fillimisht dyshohet se ka tentuar të vjedhë me armë zjarri, argjëndarinë në pronësi të viktimës Rrapo Sinanaj, i cili në momentet e ngjarjes ka qënë duke tregëtuar bizhuteri në dyqan. “- deklaroi zedhenesja e policise.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 – copë karta identetinë në emër të autorit Nexhar Mulaj, ku 4 prej tyre ishin lëshuar nga autoritet Kosovare ndërsa 1 kartë lëshuar nga autoritet Shqipëtare.

VRASJA
Një person i armatosur dhe i maskuar hyri pasditen e 21 tetorit, në brendësi të një argjendarie dhe nën kërcënimin e armës kërkoi paratë dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Kërkesa e tij hasi në kundërshtimin e pronarit Rapo Sinanaj, 61 vjeç. Gjatë konfliktit fizik mes tyre Sinanaj kishte arritur t’i hiqte kapuçin grabitësit dhe ta shohë. Menjëherë grabitësi ka qëlluar 3 herë në drejtim të 61-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen.
(s.g/balkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu