Titizmi i nje Antitisti

0
125

Haki Morina

Siç ndodhi me shumicën e drejtuesve të luftës antifashiste pas luftës së Dytë Botërore, po ndodh edhe me disa nga drejtuesit e UÇK-së, të opozitës e të pozitës, por në radhë të parë, më dukshëm e brutalisht po veprohet prej Hashim Thaçit!

Dy argumente

E para. Që nga krijimi i PDK-së Thaçi organizoi sistematikisht “prurje” titiste në krye të PDK-së, duke filluar me Kuqin e duke kulmuar së fundi, me votimin e Pacollit në postin e President të Republikës. Thaçi, nuk bëri as diçka tjetër, por nbështeti, propagandoi e votoi fshehtas e në fund haptaz Behxhet Pacollin, si “President” të vendit, pikërisht atë person që krenarisht në mënyrë publike e deklaron veten si “Tito i Kosovës”, duke “harruar” kështu, krejt premtimet e zotimet e tij, për të mos krijuar koalicion me titistët dhe enveristët. Deri tani, nuk e di se cilin jotitist ka anëtarësuar Thaçi në PDK e monopolizuar prej tij. Enveristët që janë në PDK, ata të tipit të atyre që ju pëlqen të mbahen si enverista, por të cilët janë të etur për të darkuar me bisnesmenë me “përmbajtjen e UDB Jugosllave”, nuk i ka prurë ai, ata kanë ardhur vet.

Po përmend shembuj, që ilustrojnë më qartë përpjekjet e Thaçit, për të realizuar transformime sa më të fuqishme tipike titiste në përmbajtje dhe në formë të PDK-së. Ai bëri ndërhyrje anti-demokratike, të tipit diktatorial, që të vihet në krye të Rinisë Demokratike, një kuader si Memli Krasniqi, i cili nuk kishte dhënë asnjë kontribut në aktivitetin e PDK-së, aq më pak në aktivitetin kombëtar. Për të vazhduar me avancimin e tij në kryesinë e partisë dhe në ekzekutivin e qeverisë të Kosovës, duke e vendosur hiç më pak, sesa ministër për kulturë. Rasti tjetër, në vargun e pafund të rasteve “importuese” brenda-partiake, për të fuqizuar modelimin e PDK sipas titizmit është imponimi jo demokratik i kandidatit për deputet nga rrethi i Klinës, Berat Buzhala, i cili po kështu njihet si njeri pa merita në PDK, për më tepër, që rrjedh nga një familje kombëtarisht e dyshimtë dhe me lidhje të paqarta “miqësore”, me disa personalitete me të kaluar po ashtu të dyshimtë, siç është Behxhet Pacolli. Ky dhe jo vetëm ky rast por më tepër, të bëjnë të dyshosh se Thaçi nuk “leshoi pe rastësisht” në kërkesën e AKR-së, për të imponuar zgjedhjen e Pacollit për president. Lufta sistematike e vendosur dhe pa ekuivoke e zotit Thaçi, kundër “ish të burgosurve politikë” dhe të ish-ushtarëve të devotshëm të UÇK (bëhet fjalë për luftëtarë me përgatitje politike e pa elementë serviliteti në karakterin e tyre), tregon përcaktimin e tij të përhershëm e konstant, për vazhdimin dhe përforcimin brenda PDK në qeverisje të Kosovës, të poltikave historike e aktuale titisto-komuniste, që janë zbatuar në Kosovë nga elita politike komuniste qysh prej vitit 1945.

Jo rastësisht janë ngritur në këmbë për të mbrojtur Thaqin e politiken e tij “disa analistë” dikur të afërt me sigurimin shtetëror jugosllav.

E dyta. Përpjekja për të shfrytëzuar mungesën e informimit të opinionit publik në Kosovë, në lidhje me ngjarjet në Shqipëri, opinion që është helmuar me dekada nga propaganda Jugosllave dhe e partive pasardhëse të Lidhjes së Komunistëve e të komiteteve krahinore të LKJ në Kosovë, duke perfshirë edhe PDK-në. Kjo forcë politike tashmë mashorancë në koalicionin qeveritar të Kosovës, rezulton nga një parti e dalë nga lufta çlirimtare e paavrësi kombëtare nga Serbia titiste, gradualisht e me vendosmëri, po merr tiparet komunisto-titiste, duke vepruar për të futur sa më shumë përçarje në Shqipëri, në mënyre që të sundohet më lehtë në Kosovë. Titistët e maskuar anti-titistë të preferuar e të drejtuar nga lidhja Thaçi-Pacolli, (por tashmë tepër ët dukshëm), duket se “e kanë për nder” të marrin rolin e Svetozar Vukmanoviq Tempos. Këta janë titistët e fshehur nën petkun e UÇK-së, praktikisht shumë më të rrezikshëm e më të dëmshëm se gjithë llojet e titistëve të deritanishëm!

Përfundim

Këto janë dy argumentet e mjaftueshme për ata që duan ta njohin të vërtetën politike të Kosovës, të vërtetën që dashur e padashur e bën të plotë portretin “titist” të politikës së Thaçit. Historia, përveç sjelljeve të mira, të shkruan dhe sjelljet e këqija. Historia nuk harron as për mirë e as për keq! Kosova, tani ka më shumë se kurrë nevojë për luftëtarë e jo për shoqëri heshtëse….! Ndaj them dhe thuhet përgjithësisht sot në Kosovë për “Pushtet Thaç-Pacollin”, që kjo “kryshqi” nuk është lidhur për përmbushjen e misionit historik integrues të Kosovës e të popullit të saj, por për grup-interesat e tyre, të cilat tashëm dihen se çfarë përfaqësojnë dhe se në ç’kahje synojnë do ta çojnë Kosovën.

Prandaj, angazhimi kunder kësaj politike është i shenjtë sikur te vdesësh për liri.

Prandaj kujdes nga zemërimi i të mirëve sepse është zemërimi më i rrezikshëm!

 

(autori është sekretar i përgjithshëm i PSK)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu