Togerët dhe majorët e MUP’it në Policinë e Kosovës

0
202

policia e Kosoves

Në kuadër të rekrutimit të qindra pjesëtareve të Policisë së Serbisë, të njohur si anëtarë të MUP’it në Policinë e Kosovës janë sistemuar 6 majorë dhe 18 togerë në kuadër të një numri prej 270 pjesëtarësh të MUP’it që parashihet me marrëveshje t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

Ivan Aksentijeviq ka ndërruar uniformë prej kohësh. Zyrtarisht nuk është më polic i Serbisë, por i Kosovës. Mban gradën e majorit dhe është zëvendëskomandant i një prej stacioneve policore në veri të Kosovës.

Këtë gradë kaq të lartë atij ia ka mundësuar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Po të ndiqte procedurat e gradimit si kolegët e tij shqiptarë, do t’i duheshin vite pune e investime në karrierë.

Mirëpo, me marrëveshje atij i është dhënë kjo gradë pa përfillur asnjë procedurë gradimi e paraparë më Ligjin mbi Policinë e Kosovës. Marrëveshja i ka mundësuar që të zërë pozitë dhe gradë të lartë në Policinë e një shteti, që për 15 vjet nuk e kishin njohur si të tyre duke punuar për interesa të Serbisë.

Në kuadër të rekrutimit të qindra pjesëtarëve të Policisë së Serbisë, të njohur si anëtarë të MUP’it në Policinë e Kosovës janë sistemuar 6 majorë dhe 18 togerë në kuadër të një numri prej 270 pjesëtarësh të MUP’it që parashihet me marrëveshje t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

Zyrtarë të Policisë kanë treguar se në kuadër te marrëveshjes nuk është e paraparë dhënia e gradave më të larta sesa majorë.

“Ata që kanë pasur gradën e kolonelit në Policinë e Serbisë, nuk kanë mundur t’i marrin gradat më të larta sesa major në Policinë e Kosovës. Ata që kanë qenë kapitene e majorë kanë gradat e togerit. Ndërkaq nga grada major e poshtë kanë mbetur nën gradën kapiten”, ka sqaruar ky zyrtar i policisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu