Tomë Gashi merret në pyetje – ia thotë në sy Prokurorit: Astrit Dehari është vrarë

0
70

Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi ka treguar se është marrë në pyetje nga Prokuroria për deklaratat në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Ai i ka thënë Gazetës Blic se para prokurorit ka deklaruar së Astrit Dehari është vrarë.

Kjo është deklarata e tij e plotë dhënë për Gazetën Blic:

Sa i përket rastit të Astrit Deharit ka më tepër se 2 javë që kam dhënë deklarat sqaruese në cilësinë e dëshmitarit dhe në rastin e vrasjes së Aktivistit të lëvizjes VV .

Unë kam sqaruar në cilësi të dëshmitarit se Astrit Dehari është VRARË deri sa ka qenë i paraburgosur në qendrën e paraburgimit në Prizren, unë kam sqaruar se Astrit Dehari është vrarë , dhe këtë e vërteton ekspertiza e ekspertëve të pavarur, dhe një mori provash të tjera.

Sa i përket vdekjes së Astrit Deharit të gjithë janë duke kërkuar hetime të pavarura,duke filluar nga familja e Astritit , pastaj lëvizja VV anëtare e së cilës ka qenë Astriti , dhe së fundmi hetime dhe ekspertiza të pavarura ka kërkuar edhe parlamenti i Kosovës në seancën plenare të datës 20 dhjetor 2016, për Asrtritin, kanë kërkuar hetime të pavarura edhe ambasada e USA, Ambasada Britanike, Ministri Britanik i punëve të jashtme, dhe këshilli i evropës në Strazburg.

Deklarata ime do t`i ndihmoj prokurorisë të hetojë pistën e vrasjes së Astrit Deharit në burg, Prokurori ka obligim ligjor të hetojë këtë pistë që Astrit Dehari është VRARË në burg, për këtë kam dëshmuar unë në cilësinë e avokatit të familjes së Astrit Deharit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu