Tragjike: Shqiptari vret gruan e tij me thikë në Zvicër

0
106

Dje pasdite, I.B. nga Maqedonia ka vrarë gruan e tij në Zvicër.

37 vjeçari dyshohet se kishte vrarë gruan e tij 34 vjeçare pasiqë kjo e fundit dëshironte të ndahej nga bashkëshorti i saj.

Një mik i viktimës i shokuar nga kjo ngjarje, ka thënë se viktima dëshironte të ndahej nga bashkëshorti i saj, që e përshkuan të dhunshëm dhe që e kishte keqtrajtuar atë.

“Ai ishte i dhunshëm më gruan e tij. Ajo i dha disa shanse, por ajo nuk mundi të duronte më”, ka thënë një dëshmitar.

Ndërsa, një tjetër anëtar i familjes ka thënë se çifti kishte jetuar ndaras.

“Ajo për një kohë nuk e ka lejuar t’i shihte as fëmijët. Kohët e fundit, atë e lejoi që t’i vizitoj sërish, kështu që ai mori me qira një dhomë pranë shtëpisë së tyre”, ka thënë familjar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu