Tre djem trima e idealistë

0
408

IBRAHIM ÇAVOLLI (1928, Pejë) mësimet e para i mori ne Tiranë, ‘ku ishte shpërngulur në moshën dyvjeçare, për të vazhduar Liceun. Me pas do të ndjekë mësimet në shkollën e mesme “Sami Frashri” të Prishtinës. Nga fundi i ’45-ës shpërngulet serish në Shqipëri ku do të ‘kryeje studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji tëUniversitetit të Tiranës dega Histori-Gjeografi. Me 1950 nisi veprimtarinë si gazetar, me pastaj ndihmësdrejtor i Radiotelevizionit Shqiptar, sekretar i Kolegjiumit tërevistës “Ylli” etj. Me 1981 ngarkohet me detyrën e Zëvendëskonsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Stamboll. Para pensionimit punoi si redaktor në revistën”Shqipëria sot”. Gjate veprimtarisë gazetareske e publicistike ka shkruar editoriale, artikuj, kritika problemore, reportazhe, portrete, përshkrime … Pas daljes në pension i është kushtuar përkthimeve nga letërsia, për fëmije. Libri që po ju paraqesim është vëllimi i dyte i serisë “Jam kosovar…!”

Po! Jam kosovar! E them me zë të lartë, pa fshehur aspak krenarinë. Veç, ka qenë një kohë, kur do të doja ta shqiptoja këtë fakt, më fort. Do të doja që ky pohim të ishte aq i fuqishëm, sa të jehonte me gjëmim, gjer në kupë të qiellit. Jo, thjesht siç thuhet rëndomtë: jam lab, jam malësor, jam shkodran apo jam korçare. Jo! Do të dëshiroja që zëri i im të bubullinte, të shkreptinte si rrufeja dhe të davariste retë e thashe-themnajes, si dielli me shkëlqimin e vet verbues. Kam shumë arsye të jem krenar që jam kosovar. Se Kosova ia zbardhur faqen Shqipërisë gjithmonë.

(…Faqe 199…)

Faton Topalli, Osmani dhe Abdullah Prapashtica

Me sa di unë, autorësinë e demonstratave të vitit të madh 1981: e mori përsipër, grupi i të rinjve të quajtur Partia Komuniste M-L e Kosovës (PKMLSHJ–v.i.),Në fillim nuk dija asgjë për ta. Vetëm se, me që dhënë porosia qe, t’i prisja e te bisedoja hollësisht, në se vinin e paraqiteshin. Me të vërtetë, ata erdhën, por, për fat te keq, unë nuk qëllova aty. I priti e bisedoi Ali Ymeri.

Kur u ktheva unë, ai, me tregoi gjithçka dhe m’u lut që edhe të nesërmen, kur te vinin prape, ta vazhdonte bisedën, sepse “paraqiste shumë interes” për sektorin e tij. Detyrat tona qenë ndare mirë e prerë: Me çdo njeri që do të fliste në emër të ndonjë lëvizjeje, për çështjen e Kosovës, do të bisedoja vetëm unë. Shokët e tjerë te konsullatës, nuk duhej të përziheshin, në asnjë mënyrë.

Aliu, me tha se, do të me jepte të gjitha shënimet që, kishin të bënin me grupin nismëtar të demonstratave e çdo gjë që lidhej me organizimin, platformën etj. Ai, do të mbante vetëm ato që paraqisnin interes te veçantë për sektorin e tij.

Kjo nuk qe e rregullt, por, i ndodhur para faktit të kryer dhe me bindjen se, pavarësisht nga detyrat e ndara, kishim një qellim të vetëm e duhej të bashkëpunonim me njeri-tjetrin, me mirëkuptim, unë pranova. Sidoqoftë, ata, nuk erdhën te nesërmen. Shkuan ne Ankara dhe takuan me Bujar Hoxhën. Me vonë, pas largimit të profesorit, shiheshim e bisedonim bashke për çdo gjë.

(…Faqe 200…)

Ishin djem te mrekullueshëm. Të lidhur ngushte me njëri-tjetrin, jo vetëm nga ideali që i bashkonte, po edhe nga gjaku qenë të afërt. Kurrë nuk i harroj ata: aq të rinj dhe aq trima e të përgatitur në çdo drejtim. Djem të sakrificës si të qenë kalitur në beteja. Kosova i rriste me vështirësi djemtë e vet, nuk i mësonte me pekule. Ashtu qene rritur edhe ata: përmes shtrëngatave që nuk iu ndanë, gjate gjithë historisë së lashtë.

Ç’ishte ky grup? Unë njoha vetëm Abdullahun, Osmanindhe Fatonin. Si te ishin tre vëllezër. Te sjellshëm, të ditur, po modeste. Shpesh mendoj e them me vete se: mësova nga ata, me shume se ç’munda t’u jap, ndonëse qenë shume të rinj e unë kisha gjithë ato vite në kurriz. I kishte kalitur jeta dhe iu futen luftës se vështirë e me rreziqe, gjithnjë duke mësuar. I desha shume ata djem që braktisen ngrohtësinë e jetës familjare, për të vene kokën, si të thuash në satër, që të fitoje ngrohtësi mbarë vendi. U zhyten me guxim në rrebeshin e zjarrte të betejave, për t’i siguruar liri e drejtësi popullit të tyre, të shumë vuajtur qe, mbante mbi kurriz, barrën e rendë e të akullt të robërisë.

(…Faqe 201…)

lshte koha, kur pritej regres në Jugosllavi. Mbi te gjitha, ishte koha, kur ndjenja kombëtare e shqiptarëve qe rritur, populli kishte fituar besim në vete. Marrëdhëniet e shpeshta vëllazërore me Shqipërinë, qene sigurisht, ushqim shpirtëror i pazëvendësueshëm,

Në këto rrethana, grupi mendoi të hidhej në sulm. Ashtu u be. Dhe sie dihet, pas një preteksti të thjeshte, thirrja për demonstrate, u përkrah menjëherë nga studentet. Pastaj mori flake e u shtri në masën e gjerë të popullit. Preku zemrën e tij, plagët që i dhimbni. Nxori në drite e vuri në pah, atë bashkim të çelikte që, gjallonte duke pulsuar, pa u ndalur kurrë, në shpirtin e tij të madh.

Në ato demonstrata, mori pjese aktive, edhe një grup tjetër i organizuar që, njihet me emrin, Grupi Marksist Leninist i Kosovës. Të gjithëve na kujtohet, e përhapur në shtyp, nëpërmjet te një fotografie, figura e Hydajet Hysenit. Ai u foli masave, me zjarr e mençuri. I udhëhoqi me guxim e shembull vetëmohues. Me sa di unë, ai i përkiste, pikërisht këtij grupi i cili kishte në krye djem si Kadri Zeka.

Kam bindjen se, të kësaj kategorie qenë edhe Abdullau me shokët e vet, Osmanin e Fatonin. Hero nuk janë vetëm ata që vdesin! E di që, tani, vret veshin përmendja e emërtimeve si komunist, marksist-leninist etj. Po ç’ti besh se vërtetës? Ata qenë në balle! Ata sakrifikuan të parët!

Një dite, në shtëpinë e Tefik Strajës, në Pendik te Stambollit, qe ishte kthyer ne strehe te ngrohet për luftëtaret e lirisë, me dhëne një pamflet të shkruar. Ishte përgatitur për qellin propagandistik. E lexova me kujdes dhe i entuziazmuar, thashë:

– Po ky, është manifest i shkëlqyer, bre! Kush e shkroi? Abdullahu, ngurroi një çast, pastaj duke u drejtuar nga Osmani e Fatoni, tha:

 

– Po ja, ne … se bashku!

Si gjithnjë, ai djalë fisnik, i talentuar e i guximshëm, me cilësi prijësi, ndonëse fort i ri, ishte njëherësh edhe tepër modest.

(…Faqe 201…)

Ra fjala, për partine që kishin formuar. Ai, me të drejtë, kishte vënë re se, mungesa e një partie kombëtare që gjate Luftës NÇL kishte sjelle pasoja negative në fatin e statusit të Kosovës. Maqedonët që e patën krijuar një parti të tille kombëtare, fituan statusin e republikës, ndonëse me popullsi më të pakët se ne.

Ishim te Tefik Straja. Aty, qene strehuar si në shtëpinë e vet, fale bujarisë edhe te zonjës se shtëpisë, Nuran hanemit, me origjine të largët nga Lushnja. Ajo, ashtu si edhe i shoqi, e dinin mire se ç’bindje politike kishin mysafiret. Ato bindje qene të ndaluara dhe dënoheshin në Turqinë e asaj kohe. Nga ana tjetër, ata, burrë e grua, qenë antikomuniste të vendosur. Ç’i

shtynte të jenë kaq dashamires? Asgjë tjetër, veç luftës për ta bërë Kosovën të lire, si gjithë popujt e tjerë. Vetëm kjo i bashkonte! Ishte një force që rrinte mbi çdo ndasi!

Ruaj kujtime të pashlyera, për të gjithë. Nuk më ikin kurrë, nga zemra, ata djem, të cilët, duke lëne pas dore gjithçka të jetës rinore, studimet e kënaqësitë e moshës, iu kushtuan, me mish e me shpirt, me mundësi për të humbur dhe jetën, çështjes se rrezikshme të lirisë se popullit të vet.

E takova, pas shumë e shume vitesh, Abdullah Prapashticën. Në Prishtinën e lire. U përqafuam vëllazërisht. Kujtuam ato dite të kaluara e të largëta që na njohën e na bashkuan, për një qëllim. Ishte po ai, i thjeshtë, modest e pa asnjë pretendim. Ende i brishte në pamje, sie që atëherë, po tërë zjarr e shpuze në shpirt e zemër dhe i përkushtuar, si gjithnjë, për çështjen tonë të madhe. U binda edhe një herë: Nuk është nga ata që rrahin gjoksin.

 

Me respekt,

Nga Skender Ibishi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu