Tregon ‘troç’ Erdogan: Ja nga kush u kapën 6 shtetasit turq

0
287

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan është deklaruar për të parën herë lidhur me deportimin e shtetasve turq, të cilët ishin mësimdhënës e drejtues të shkollave “Mehmet Akif” në Kosovë, raporton ‘Zëri info”.

Me këtë rast, Erdogan ka bërë të ditur se kapja e gjashtë gylenistëve është realizuar nga AKI-ja e Kosovës dhe AKI-ja e Turqisë.

“Së fundmi Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha presidenti Erdogan”, raporton Anadollu Agency, përcjell “Zëri.info”.

Gjashtë të deportuarit, për të cilët Erdogan u zotua se do të japin llogari, janë: Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu