Tryezë me temën : Afirmimi i rolit të psikologut

0
152

Mbahet tryezë me temën : Afirmimi i rolit të psikologut-sfidat dhe perspektivat

Në Universitetin e Tetovës mbahet tryezë me temën: Roli i psikologut-sfidat dhe perspektivat, ku debatet e kësaj tryeze kanë në fokus avancimin e rolit të psikologut.

Profesor Dr. Lulzim Murtezani, shef i Katedrës së Psikologjisë në Universitetin e Tetovës, ka thënë se organizmi i një tryeze të tillë është në funksion të promovimit të një imazhi të ri të psikologut në kontekstin e punës së tij profesionale, bazuar në në paradigmat e sistemit të Bolonjës, kërkesave të tregut dhe komunitetit.

“Mesazhi gjeneral nga debatet e planifikuara do të konsistojë në avancimin e rolit të psikologut si shkencëtar, ekspert dhe kontribues në përmirësimin e shëndetit mental të shoqërisë: përballjen me sfidat e identitetit profesional dhe klisheve tradicionale lidhur me profesionin e psikologut. Në këtë drejtim, platforma akademike e programit studimor të psikologjisë synon aftësimin e studentëve të psikologjisë për të zotëruar kompetencat e nevojshme për një karrierë të suksesshme. Në kohën e globalizimit – të ndryshimeve të vazhdueshme, roli i psikologut nuk është vetëm t’ju përshtatet të njëjtave, por të jetë edhe kreator i tyre. “, ka thënë ai.

“Ne presim që diskutimet nga kjo tryezë, të kontribuojnë në profilizimin  e profesionit të psikologut në shoqëri, të harmonizohet dimensioni teorik me aftësimin praktik studiues dhe të ofrohet  platformë për kualifikim në nivelet e avancuara të studimit në fushën e psikologjisë” ka shtuar më tej Prof. Dr. Lulzim Murtezani.

Tryeza do të mbahet më datë 11.04.2019 në ora 11.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu