UÇK planifikon sulme në tërë Maqedoninë

0
329

Tigrat e ZI

Pas publikimit të Komunikatës së UÇK-së, ku kjo e fundit merr përsipër dy sulmet e fundit që ndodhën në Shkup, mediat maqedonase nisën alarmin e tyre që nxorën nga komunikata e UCK-së se kjo e fundit përgatit sulme në tërë Maqedoninë.
Sipas këtyre medieve, UÇK dëshiron që të hakmerret për ngjarjet e 9-10 majit që ndodhën në Kumanovë, ku në kurth u sulmuan pa paralajmërim.

Këto media thirren në kumtesën zyrtare të MPB-së menjëherë pas ngjarjeve të Kumanovës, sipas së cilës ky grup që veproi në Kumanovë ka përgatitur sulme në vende publike dhe institucione shtetërore, transmeton Zhurnal.

Mediat maqedonase kanë ndezur alarmin e frikës dhe po presin që në ditët në vijim sulmet e fundit në Shkup të përsëriten edhe në ambiente tjera publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu