UDB-a dhe LKJ-së, i kanë humbur tëra betejat e veta kundër Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës

0
356
Analizë e gjendjes së sigurisë
Nga zhurma shurdhuese  mbi UDB-ën është  krijuar një përshtypje se kjo far  fushate skizofrenike kolektive me u marr me këtë temë   është nxitur  e po nxitet  nga disa fabrika qe prodhojnë intriga:
1) Nga njëra ane kjo nxitet nga injorantet e diletantet e “gjithëdijshëm” që duke u marr me  lufte  kundër spiunëve të  UDB-ës  nuk merren fare me lufte kundër Serbisë, duke menduar se “gjuetia ndaj shtrigave e shtriganëve” spiun të UDB-ës është “maja e patriotizëmit” ;
2) Nga ana tjetër vet UDB-a qëndron pas kësaj propagande për me i detyrua shqiptaret te merren mes veti dhe te mos kenë kohe me u marre me lufte kundër Serbisë! Kështu, rrejshëm “madhështohet” UDB-a edhe behet njëfarë propagande mbi “fuqinë e depërtimit te UDB-es kudo mes shqiptarëve” e për “pa aftësinë e shqiptarëve me u mbrojtur nga UDB-a “dhe
3) Duke u nxitur fushata me u marr me te kaluarën e UDB-ës  tërhiqet vëmendja nga puna agjenturore armiqësore e shërbimeve tjera te huaja ne vendin ton pas 1999, derisa këto agjentura lirshëm po i thurin rrjetat e spiunazhit ne vendin ton pa u penguar dhe pa u marr askush me veprimtarin e tyre antishqiptare!
Në të vërtetë aktualisht  shumë më shumë janë më të rrezikshme për kombin dhe Atdheun ton Shërbimet e huaja te Spiunazhit të pas 1999 se vet UDB-ja! Kështu qe UDB-ës nuk ka nevojë me i dhanë kaq rendësi sa po i epet:
Në realitet UDB-a e ka humbur luftën në Kosove  prej shqiptarëve ne tri beteja tona  të njohura  historike:
1) Me organizimin e Demonstratave te vitit 1968 kur UDB-a nuk arriti as ti parandaloi dhe as të i eliminoi ter aktoret  e tyre e as idenë kërkesës për Republikën e Kosovës;
2) Me organizimin e Demonstratave te vitit 1981 kur UDB-a nuk arriti as ti parandaloi dhe as të i eliminoi ter aktoret  e tyre e as  idenë kërkesën për Republikën e Kosovës dhe as nuk mundi te e pengoni bashkimin dhe krijimin e Lëvizjes për Republikën e Kosovës e cila e krijoi UÇK dhe
3) Me organizimin e luftës së UÇK e cila i dha fund Jugosllavisë se Veresajit!
Ç´është e vërteta Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës duke e varrosur Jugosllavin ne varrezat e mbeturinave historike e fitoi edhe  betejë kundër reaksionit te Fuqive te vjetra te Evropës qe kishin themelua Jugosllavinë e Veresajit ku e kishin varrosur gjysmën e Shqipërisë. Mu për ketë shkak edhe erdhi deri te angazhimi i reaksionit te Fuqive te vjetra te Evropës ne Rambuje  ne 1999 qe te mundohen të shpëtojnë  Jugosllavin, gjë qe  u provua edhe përmes te Rezolutës 1244 te OKB-ës dhe qe te tentojnë  te e ndalin  procesin e bashkimit të shqiptareve brenda një shteti !
PËRSE PO HESHTET INTENSIVISHT DEPERTIMI I AKTIVISTVE TË LËVIZJES PËR      PAVARËSINË E KOSOVES NË ISNSTITUCIONET E  ISH JUGOSLLAVISË?!
Pak ose hiq nuk flitet për depërtimin me sukses të Organizatave Ilegale e te veprimtarëve te tyre brenda institucioneve te ish regjimit jugosllave, si janë :
1) Ne organet e qeveritare te ish KSA te Kosovës,  ku kishte depërtua   Mr. Ukshin Hoti;
2) Ne  Komitetin Krahinor e LKJ ku kishte depërtua   Tahir Gecaj etj.,
3) Ne organet e APJ  ku kishte depërtua   Skënder Ibishi;
4) Ne organet e Sigurimit Shtetëror  ku kishte depërtua   Abdullah Prapashtica;
5) Ne organet e Sigurimit Publik   ku kishte depërtua   Mustaf Ademi,
6) Ne organet Milicisë ku kishin depërtua   Rexhep Maqedoncit e Bajram Gashit;
7) Ne organet e drejtorisë së burgjeve,  ku kishte depërtua  Idriz Isufit
dhe shumë të tjerë që  kishin depërtua brenda sistemit  dhe që një pjese u zbuluan më vonë.
Këta njerëz secili ne formën e vet  i kanë qene ne shërbim te zbulimit dhe te kundërzbulimit te brenda institucioneve shtetërore ne favor te Kosovës. Pra, ata kanë veprua brenda sistemit kundër regjimit jugosllav, si pjesëtar te formacioneve ilegale të Lëvizjes  për Pavarësinë e Kosovës, si lëvizje  e përgjithshme kombetare! Veprimtaria e tyre brenda institucioneve te ish Jugosllavisë ka qen fitore për  Lëvizjen  për Pavarësinë e Kosovës dhe disfatë për UDB-ën!
Ky depërtim agjenturor  i patriotëve shqiptar brenda sistemit jugosllav ka qen disfate e rend e UDB-ës që krijoi huti dhe kaos e mosbesim te Beogradit ne te gjitha institucionet vasale ne Kosovë dhe detyroi Beogradin qe represionin e terrorit te vet shtetëror te e shtrin në tëra strukturat, deri te Azem Vllasi, Mahmut Bakalli e Fadil Hoxha etj. Gjë qe deshën e nuk deshën  shqiptaret kjo solli deri te homogjenzimi edhe  i atyre shqiptarëve qe ne diferencimet e LKJ  pas 1981 kundër Republikës së Kosovës, te udhëhequra nga Azem Vllasi, Veli Deva e Fadil Hoxha etj.  u detyruan te bashkohen rreth kërkesën për Republikën e Kosovës dhe te e shpallin vet Deklaratën e Pavarësisë te 2 Korrikut 1990. Kjo solli deri te ndryshimi kualitativ i veprimtarisë ilegale ne Kosove qe qoi deri te shkatërrimi i Jugosllavisë!
Prandaj është e habitshme pse nuk flitet për ketë veprimtari të suksesshme  dhe për këta veprimtar  qe  i krijuan disfata te njëpasnjëshme UDB-ës,  por flitet e stërmadhohet fama  e spiunëve te UDB-ës, qe ne fakt ka kapitullua  ne Kosove para Lëvizjes  për Pavarësinë e Kosovës!
Nuk është hiq e vërtetë se UDB-a  ka depërtua në UÇK, se aty ku shkojnë krenat spiunët nuk e han me hy, si po trumbetohet tani, sepse me pas qen kjo e vërtete UÇK-ja ishte shkatërrua me kohe dhe Kosova do të mbetej nen Serbi. Sikur qe nuk është e vërtetë që UDB-a  dominon ne Kuvend, në Qeveri e në institucionet tjera. Ne dimi se një pjesë e UDB-ës brenda institucioneve të Republikës së Kosovës është minoriteti serb i instaluar nga Brukseli, një  numër i vogël i minoritarëve tjerë dhe një pjese  e LDK që kanë qene anëtar te ish LKJ! Andaj kjo nuk paraqet  kur far risie as kur far zbulimi epokal!
SHËRBIMET E HUAJA  INFORMATIVE TË SPIUNAZHIT,
QË U INSTALUAN  NË VENDIN TON MES 1990 – 1999 E ME PAS, JANË SHUMË MË TË RREZIKSHME PËR TË ARDHEMN E VENDIT TON SE SA UDB-a
Në realitet i tërë   koncentrimi i opinionit shqiptar dhe i strukturave profesionale duhet te përqendrohet ne spiunet e Shërbimeve të huaja te Spiunazhit   nga vendet tjera qe u instaluan brenda institucioneve të Republikës së Kosovës pas 1999!  Sepse tani, jo me agjenturat e UDB-ës, por agjenturat e Shërbimeve të huaja te Spiunazhit   nga vendet tjera paraqesin rrezik real  dhe kryesor për Kombin dhe Atdheun ton!
Spiunë te huaj janë te gjithë ata qe ne ambasadat e huaja dhe ne qendra tjera te  huaja  marrin e zbatojnë urdhra dhe raportojnë para tyre  për veprimtarin e vet kundër kombit dhe atdheut te vet!
Me mbeturinat e UDB-ës te para 1999 dhe te pas 1999 duhet me u marr vetëm aq sa ato meritojnë syçelësinë ton qe ato struktura te zbulohen dhe te dënohen për veprimtarin e tyre tradhtare e kriminale para e pas 1999! Kjo nuk arrihet me llapa-llapa-moni histerik, por me veprime konkrete juridike ndaj secilit kriminel UDB-ash. Sigurisht se kjo punë nuk është për diletant por është punë për profesionist!
Ndërsa i ter intensiteti vëzhgues duhet te koncentrohen ne zbulimin dhe eliminimin e agjenturave të Shërbimeve të huaja te Spiunazhit   nga vendet tjera qe sot po rrezikojnë çdo gjë në vendin tonë. Kombi dhe Atdheu i ynë  nuk mundet te mbështet ne shërbimet aktuale informative qe ne fakt janë bisht i shërbimeve te huaja te spiunazhit, sepse ato nuk i vëzhgojnë  shërbimet e huaja diversive e subversive por i vëzhgojnë dhen i spiunojnë shqiptaret  për interesa te shërbimeve te huaja.  Kështu qe dallimi mes tyre dhe spiunëve te UDB-ës nuk ekziston .
Andaj duhet te riaktivizohet format e Shërbimi i Zbulimit dhe të Kundër Zbulimit të UÇK dhe të kohës së Sigurimit  para 1990! Sepse vetëm ato shërbime kanë veprua pa influencën e Shërbimeve të huaja te Spiunazhit, që   nga vendet tjera  depërtuan ne vendin  tona ne periudhën 1990 – 1999 e me vonë!
– Shërbimet e huaja  Informative të Spiunazhit tërë aktivitetin e vet subversiv e kanë koncentruar në  minimin e unitetit kombëtar  duke krijuar qindra parti politike, media te ndryshme përmes te cilave trumbetohen  mesazhet përçarëse dhe mija agjentura tjera te ashtuquajtura OJQ për mes te cilave nxisin përçajnë dhe shkaktojnë  kaos mes shqiptarëve, sepse vetëm me shqiptar te përçarë ka mundësi te sigurohet paqja dhe sundimi i te huajve mbi vendin ton.
– Shërbimet e huaja te Informative të Spiunazhit tërë aktivitetin e vet subversiv e kanë koncentruar në  minimin bazës ekonomike përmes te shkatërrimit  të ndërmarrjeve dhe përmes te privatizimit të pronës shtetërore me çka minohet baza sociale dhe stabiliteti e pavarësia politike e vendit ton dhe
– Shërbimet e huaja te Informative të Spiunazhit tërë aktivitetin e vet subversiv e kanë koncentruar në  minimin e fuqisë mbrojtëse te vendit tone përmes te shkatërrimit te ushtrisë dhe te armatimit ton,  me qellim përfundimtar qe përmes te vasalëve  vendor,  mbi fatin e Kombit e të Atdheut ton te vendoset jashtë Atdheut ton, qe Kombi  dhe Atdheu ynë te vazhdoi te mbetet i ndarë ne 6 pjesë dhe nen sundimin kolonial te huaj!
Për këto arsye Lëvizja për Pavarësi, për Bashkim dhe për Sovranitet  Kombëtar  duhet te riaktivizohet njësoj si para 1999 në tërë hapësirën etnike shqiptare dhe kudo ku gjendjen shqiptarët nëpër botë! Kjo Lëvizje do te përfundon punën e vet vetëm atëherë kur te realizohet Programi Kombëtar i Lidhjes se Prizrenit te 1878 kur te arrihet bashkimi i të gjitha  krahinave etnike shqiptare  brenda një shteti shqiptar, me status neutral ndaj blloqeve ushtarake e politike dhe me atë mëvetësi qe e ka Zvicra ne raport me  BE, me NATO-n, me OKB-ën si dhe me asociacionet tjera ndërkombëtare!
Kombi shqiptar mundet te jetë i lire dhe i pa varur vetëm kur brenda tij merr fund pushteti i vasalëve të  huaj me origjinë  vendore, që aktualisht edhe janë agjentura te spiunazhit ter huaj, përmes te cilave po mbahet ne fuqi sundimi diktatorial i Brukselit mbi vendin ton. Vetëm kur përmbyset Kushtetua e Ahtisarti, Sundimi i Ligjeve Diskriminuese  te imponuara me dhunë nga Brukseli dhe kur të  jetësohet Referendumi për Vetëvendosje  e Pavarësi i vitit 1991,  kur si pas opsionit te tret thuhet se nëse shkatërrohet RSFJ populli Shqiptar ne ish Jugosllavi do te bashkohet me shtetin ame Republikën e Shqipërisë, vetëm atëherë mund të festojmë pavarësinë kombetare!
Në një vende ku pushtet  diktatorial benë administrata e huaj me gjyqe të huaja, me polici e me ushti te huaj, ai vend nuk është as i pavarur as sovran, por  ai vend është i okupuar nën studimin e huaj ! Republika e Kosovës  dhe viset shqiptare nën sundimin e republikave te ish Jugosllavisë janë nën sundimin e huaj. Vetëm kur ne vendin ton kemi administratë shtetërore qe bazohet ne një qeverisje te dal nga  zgjedhje te lira,  nga Kushtetua vendore , nga ligjet vendore dhe kur kemi vetëm ushtri, polici e gjyqe vendore, mund te themi se jemi te pavarur e sovran! Ne praktik  nuk e kemi ketë gjendje! Andaj ne nuk duhet te merremi me vetveten por me dëbimin e okupimit te huaj nga vendi ynë dhe me bashkimin e kombit ton brenda një shteti!
A.  Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu