Ujmani nën “Zajednicë”

0
205

Ujmani

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë rrezikon ta lërë Kosovën pa resurset kryesore natyrore.

Liqeni i Ujmanit, që ndodhet në komunën e Zubin Potokut, nga i cili furnizohen me ujë shumë qytete të Kosovës dhe nga hidrocentrali i tij prodhohet energji elektrike, nëse vendoset të menaxhohet nga serbët, sipas analistëve politikë, të drejtave të njeriut, ekspertëve të fushës së bujqësisë, e kushtëzon pavarësinë e Kosovës.

Mosmenaxhimi me Ujmanin nga shteti dhe varësia për ujë, sipas tyre, mund ta shndërrojë Kosovën nga një shtet i pavarur në një vend me autonomi kulturore.

Qeveria e Kosovës nuk saktëson sesi është marrë vesh në Bruksel se kush do të menaxhojë me Ujmanin, por zyrtarë të saj thonë se prona e Kosovës nuk cenohet me asnjë marrëveshje.

Liqeni që shtrihet në dy shtete, atë të Kosovës dhe Serbisë, ka një sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorësh dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash llogaritet më i madhi në Kosovë dhe një nga vendet që shfrytëzohej për rekreacion nga qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu