Ukrainë, rebelët prorus qëllojnë helikopterët, vriten 2 pilotë

0
94
Postbllok Ukrainas
Postbllok Ukrainas

Forcat ukrainase kanë nisur një operacion kundër separatistëve pro-rusë në qëndresën e rebelëve në Slovyansk. Dy helikopterë ukrainas janë qëlluar, ku dy pilotë janë vrarë, ndërsa të tjerët janë plagosur, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev. Televizionet ruse kanë shfaqur imazhe të një piloti të tretë, i cili është lënduar.

Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë thotë se janë përdorur raketa kundër avionëve, çka provon se forcat ruse kanë marrë specialistë të huaj.

Ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, shkroi në Facebook se Slovyansk-u është rrethuar. Separatistët pro-rusë kanë ngritur barrikada në periferi të qytetit.

Rusia ka kërkuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) që të ndërhyjë për të ndaluar atë që e quan “sulm për shpagim” në lindje të vendit.

/Shekulli Online/L.B./

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu