Ultimatumi me tre probleme për Isa Mustafën dhe dy probleme për opozitën!

1
135

Protestat 4

Qeveria e Kosovës deri në orën 16:00 sot duhet t’i përgjigjet ultimatumit të organizatorëve të protestës që të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim Aleksandër Jabllanoviq dhe ta kthejë në Kuvend ligjin që shndërron “Trepçën” në ndërmarrje publike. Ky ultimatum u dha të shtunën në fund të protestës gjithëpopullore që u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizatat “Thirrjet e Nënave”, por që mori përkrahje edhe nga partitë tjera opozitare.

Nëse nuk ndodh ky shkarkim dhe ligji nuk kthehet në Kuvend, opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë me protesta, të martën, deri në realizimin e kërkesave të tyre. Nëse kryeministri Isa Mustafa nuk e shkarkon sot ministrin Aleksandër Jabllanoviq dhe nuk e kthen në Kuvend ligjin për ‘Trepçën’, të gjitha partitë opozitare do të dalin përsëri të martën në shesh.

Për Mustafën me skadimin e këtij ultimatumi paraqiten tri probleme:

Së pari nëse ai shkarkon Jabllanoviqin me këtë do të tregohej faktikisht edhe më i dobët sesa që dikush do ta merrte me mend kur dihet që Jabllanoviqin ka mundur ta shkarkonte menjëherë.

Së dyti, pos Jabllanoviqit Mustafa ka edhe një kusht tjetër- atë të kthimit të Trepçës në Kuvend, gjë kjo tash për tash pothuajse e pamundur pasi në këtë temë janë të “involvuar” edhe ndërkombëtarët dhe sidomos amerikanët.

Së treti: Mustafa edhe nëse i përmbushë këto dy kushte nuk don të thotë që opozita nuk do të gjejë tema tjera të cilat atij megjithatë do t’ia bëjnë jo edhe të lehtë të qeverisë.

Kurse për vet opozitën në pah do dalin vetëm dy probleme:

Së pari nëse popullata do të jetë e gatshme që edhe të martën do të dalë aq masovikisht në rrugët e kryeqytit.

Dhe së dyti nëse opozita do ta ruajë unitetin kur dihet dëshira për të mos thënë obsesioni i sidomos Albin Kurtit dhe VV!-së që këta ta shohin vetëm këtë subjekt si organizatore të protestave. Në këtë pikë popullata e Kosovës jo edhe gjithmonë i kishte dhënë Kurtit përkrahjen për këso protestash sikurse të shtunën kur bashkë me ta ishin edhe subjektet tjera dhe pjesë e mirë e shoqërisë civile. /Gazeta Blic

1 Koment

  1. Fundi i ultimatumeve e protestave te tilla shkatrruese edhe vet VV . As qeveria nuk mund ta kryeje sot deri ne ora 16:00,as VV nuk mund te bbëjë demostrate neser ne ora 12:00, as kurrë ma nuk do te kete proteste te tille! Ky ultimatum hajgare! Askush nuk mund ta kryeje, madje as Fuqite, se lere ma qeveria e VV, që për asnjeren nuk pjerdhe kush. Kjo proteste e dhunshme, siguroi jabllanoviqin edhe qeverine dhe ky është fund i kurtit ultimativ! Imazhi, ndertesa qeveritare e pronaprivate e shkatrruar jane fund i protestave te tilla ! Edhe kurtKurti si lideret tjere – asgjë ma mire! E nese ky popull han bar – le te fryhet mire!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu